Home Kulturë Film për Adem Jasharin

Film për Adem Jasharin

126
0
SHARE

Duke konsideruar këtë projekt filmik të një rëndësie të veçantë kombëtare, me kërkesë të ILIRIA FILM dhe përfaqësuesit e familjes Jashari, në Prekaz është organizuar një takim me udhëheqësit e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Shqipërisë, me ç’rast është arritur pajtueshmëria që brenda mandatit ligjor të kërkohet mundësia e krijimit të një fondi te përbashkët në mbështetje të këtij projekti filmik i cili ka interes kombëtar.

Kanë filluar zyrtarisht përgatitjet për prodhimin e filmit artistik kushtuar figurës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Bazuar me kërkesën e produkcionit “ILIRIA FILM” dhe regjisorit Luan Kryeziu për të realizuar projektin filmik “Film artistik të metrazhit të gjatë kushtuar figurës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”, gjithashtu bazuar në konceptin regjisiorial dhe dramatugjik të propozuar dhe bashkëbiseduar me përfaqësuesit e familjes Jashari, u arrit pajtueshmëria që të krijohet ky projekt filmik me interesa të gjithmbarshme kombëtare.

Duke konsideruar këtë projekt filmik të një rëndësie të veçantë kombëtare, me kërkesë të ILIRIA FILM dhe përfaqësuesit e familjes Jashari, në Prekaz është organizuar një takim me udhëheqësit e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Shqipërisë, me ç’rast është arritur pajtueshmëria që brenda mandatit ligjor të kërkohet mundësia e krijimit të një fondi te përbashkët në mbështetje të këtij projekti filmik i cili ka interes kombëtar, shkruan kult plus