Home Aktuale FILLORISTËT E LUGINËS DO MËSOJNË ME TEKSTET MËSIMORE NGA SHQIPËRIA, QË NGA...

FILLORISTËT E LUGINËS DO MËSOJNË ME TEKSTET MËSIMORE NGA SHQIPËRIA, QË NGA SHTATORI I KËTIJ VITI

82
0
SHARE

Përmes një postimi në faqen e facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka bërë të ditur një lajm të tillë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij.

Një super lajm!


Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën! Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia.
Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Numru është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë.
Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.
Ka ende punë e angazhim.Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme.

Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini!

Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë!
Faleminderit shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë!

Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.