Home Aktuale Fillon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë në SHF “Muharrem Kadriu”...

Fillon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë në SHF “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc në mënyrë elektronike

428
0
SHARE

N j o f t i m

Njoftim   nga SH.F.”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu ” në Tërrnovc komuna e  Bujanocit,  njofton të gjithë prindërit se nga data 01 Prill 2020   (ditë e mërkurë) fillon aplikimi për regjistrimin  e  fëmijëve për klasën  e parë për vitin shkollor 2020-2021.

Për shkak  të Situatës së Jashtëzakonshme në vend, rajon dhe botë nga Covid 19, këtë vit, aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Informacionet që kërkohen për aplikim nga prindërit për fëmijët e tyre janë si më poshtë:

  • Emër mbiemër i fëmijës
  • Emrat e dy prindërve
  • Data dhe vendi i lindjes së fëmijës
  • Personal i fëmijës (JMBG)
  • Numëri telefonit  të njërit

Të drejt aplikimi për regjistrim kanë të gjithë fëmijët e lindur nga 01.03.2013 deri 28.02.2014.

Për informata më të hollësishme  mund të kontaktoni me pedagogun e shkollës Bajramali Fejzullahu në numrin e telefonit:  +381 63 7760894