Home LAJME Fillon ndërtimi i shtëpive humanitare në Luginë (video)

Fillon ndërtimi i shtëpive humanitare në Luginë (video)

130
0
SHARE

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka filluar fazën e parë të  aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës

Fillimi i punimeve në fshatin Norçë të Preshevë, familja Imer Rexhep Kadriu

Sipas përfaqësuesit të FHKL në Preshevë, Nasuf Ymeri filloi ndërtimi i tre shtëpive njëra në fshatin Raincë, Norçë dhe Miratoc të komunës së Preshevës.

“Me  ndihmën e bashkatdhetarëve tonë në fazën e parë do të ndërtohen 28 shtëpi në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”, tha për TV “Presheva” Nasuf Ymeri.

Këtij aksioni i është gëzuar familja Sulejmani nga Ranica e cila deri më tani ka ndarë një dhomë për katër anëtar të familjes, transmeton Titulli.

Fetie Sulejmani, 74 vjeçare e pikëlluar nga gëzimi për shtëpinë e re para kamerave të televizionit “Presheva” re   ka rikujtuar  se me shumë vështirësi i ka rritur fëmijët e sajë në një ambient të vogël.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore me seli në Zvicër ka filluar aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës dhe sipas udhëheqësve të kësaj organizate aksioni po gjen mbështetje të shumë donatorë vullnetarë nga diaspora dhe Lugina./Titulli.com/