Home Aktuale Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës Ashanë-Strezoc

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës Ashanë-Strezoc

150
0
SHARE

Kanë filluar punët sot  në rregullimin rrugës në pjesën e BL-së Ashanë në drejtim të BL-së së Strezocit, projekt ky i cili ishte kontraktuar vitin e kaluar.
Sipas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa këtë vit do të rregullohet vetëm pjesa përgatitore e rrugës me gjatësi prej 1000 metra dhe gjerësi prej katër metrash e cila do të shtrohet me zhavorr,vlera e këtij projekti sipas Mustafës është 10 milion dinarë,ndërsa 3 milion e gjysmë janë për shtresën e asfaltit i cili do të mbetet për vitin e kaluar. Ndërkaq kryetari i BL-së Ashanë ka thënë se rregullimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullim më të lehtë të qytetarëve që jetojnë në këto fshatra,njëherit ai falënderon pushtetin lokal për këtë investim. Sipas kryetarit Mustafa edhe më tej do të vazhdohet me projekte tjera,në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve të komunës së Preshevës./Lugina Press/