Home Aktuale FHKL, organizon tubim në New York

FHKL, organizon tubim në New York

312
0
SHARE

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë) organizonë New York tubim ?Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën?, me pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në hapësirën e SHBA.
Tubimi mbahet Ditën e Diel, 12 tetor 2014, ora 1.00 p.m.
në Monroe College ?King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx,NY 10468
Tubimi ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore. Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm.
Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit duan të tërheqin vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast SHBA-së, që synimi i këtij aksioni të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, ?TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË, TË PARANDALOJMË?, ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Drejtuesit e Fondit, mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni.

Kryesia e Fondit / Kryetari

Xhelal Memeti