Home Aktuale FFM “SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJES Ibraimi dhe Bardhi më të mirët...

FFM “SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJES Ibraimi dhe Bardhi më të mirët e vitit

143
0
SHARE

Federata e futbollit të Maqedonisë mbrëmë në Teatrin Kombëtar maqedonas, në një gala mbrëmje shpalli më të mirët për këtë vit, që vërtet u përcoll me suksese shumë të mëdha në nivel të kluabeve, ashtu edhe në atë përfaqësueses sidomos në garat Liga e Kombeve.

 

“Do të doja të uroja dhe përgëzojë të gjithëa ata që sonte morrën shpërblime për më të mirët, ndërsa porosia ime për vitin e ardhshëm do të ishte që të vazhdojmë me këtë trend që e kemi filluar dhe dhashtë zotio të arrijmë atje ku e kemi cakun tonë. Shfrytëzoj rastin të urojë të gjithëve festat e vitit të ri, të gjithë sportistëve dhe gjithë qytetarëve” deklaroi Muhamed Sejdini ushtrues i detyrës kryetar i FFM-së, Kryefjalën në këtë gala mbrëmje e kishte klubi i futbollit Shkëndija e cila i rëmbeu pothuajse të gjitha çmimet. Ekipi i të rinjëve u shpall më i mirë, ndërsa ekipi i parë skuadra më fair play . “Rezultatet e sezonit të kaluar 2017/2018 ishin më të mirat në historikun e Shkëndijës, më të mirat në historin e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë,. Kështuqë deshi apo sdeshi dikush neve duheshte patjetër të jemi kryefjala” tha Visar Bexheti, kryetar i KF Shkëndiaj Dy çmimet prestigjioze golashënues më i mirë dhe futbollist i vitit , shkuan në duarët e futbollistit “kuqezi” Besart Ibraimi. “Normalishtë që kam emocione pas këtyre dy çmimeve që i mora sonte. Unë dua që të falënderojë të gjithë ata të cilët më kanë ndihmuar deri te këto dy çmime, në veçanti familjen time, bashkëlkojtarët e mi, stafin teknik i falënderoj edhe njëherë” deklaroi Besart Ibraimi i cili u shpall futbollist i vitit. Trajneri Bekim Osmani u shpallë më mirë në konkurrencën e të rinjëve, ndërsa Qatip Osmani i cili në karrierën e tij si trajner me ekipin e Shkëndijës, ka dy tituj kampioni, dy Kupa të fituar dhe një superkup u shpall trajner i vitit në futbollin vendor . “Është rezultat i në pune i të gjithëve në klub, i një pune kualitative të cilën e presim edhe në vitet e ardhëshme të jape rezultat. Ky nominim sigurishtë se edhe më tepër na motivon për rezultate tjera edhe më të mira se këto”, tha trajneri më mirë Qatip Osmani. Enis Bardhi u shpall si futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit, Goran Pandev u shpërblye me çmim për kontributin e dhënë dhe afirmimin e futbollit jashtë vendit. Futbollist më i mirë në kategoritë e reja u shpall Enis Fazlagiq ish futbollist i Shkëndijës i cili aktualisht ësht pjesë e skuadrës Zhilina të Sllovakisë. “I falënderoj të gjithë ato që më ndihmuan, lojtarët, klubin , të gjithë. Jam shumë krenar për këtë sukses dhe do të më nxisin të punojë edhe më tepër dhe të jem më i mirë” tha Enis Fazlagiq Futbolliste më e mirë e vitit u shpall Aleksandra Ristovska nga ekipi i Tiverija, futbolliste me perspektivë u shpallë Jana Çubrinovska, ndërsa Yllza Maksuti nga ekipi AS Junajted rrëmbeu çmimin e golashënueses më të mirë. “Jam e lumtur që isha në nominimin si golashënuesja e vitit. Do bëjë ç’mos që të jem prapë pjesë e kësaj dhe tëp mund tpë zgjidhem si futbolliste më e mirë apo golashënuese prapë më e mirë” deklaroi Yllza Maksuti golashënuese më e mirë në kategorinë e femrave. Në mesin e laureatëve u gjendën edhe Marjan Markoski nga Ohri si arbitër më i mirë për vitin 2018, Kiril Gogov punëtorë sportiv, Darko Rangotov dhe Marjan Stefanovski nga KMF Veles rrëmbyen çmimin e lojtarit dhe trajnerit më të mirë. Çmimet që ndau FFM për sezonin 2017/18 Golashënuese më e mirë – Yllza Maksuti Futbolliste më e mirë – Aleksandra Ristovska Trajner më i mirë te femrat – Ilija Mandarov Golashënues më i mirë te moshat e reja – Jahja Abdulhadi Futbolliisti më i mirë i ri – Enis Fazlagiq Klubi më i mirë për moshat e reja KF Shkëndija Trajner më i mirë te moshat e reja – Bekim Osmani Futbollisti më i mirë në futsal – Darko Rangotov Trajner më i mirë në futsal – Marjan Stefanovski Punëtor më i mirë në futboll – Kiril Gogov Sportiste më perspektive në Maqedoni – Jana Çubrinovska Për kontribut për zhvillimin e futbollit te femra – Slave Vellkov Referi më i mirë – Marjan Markoski Ekipi më “Fair Play” i vitit – KF Shkëndija Golashënuesi më i mirë – Besart Ibraimi Trajner i vitit – Qatip Osmani Reprezent më i mirë i Maqedonisë jashtë vendit – Enis Bardhi Futbollisti më i mirë – Besart Ibraimi Kontribut të veçantë në futboll – Goran Pandev

FFM – “SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJES

FFM“SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJESIbraimi dhe Bardhi më të mirët e vitit

Posted by Klan Macedonia Television on Saturday, 22 December 2018