Home Kulturë Festivali i filmit “Pop Up Cinema” në Shkup

Festivali i filmit “Pop Up Cinema” në Shkup

134
0
SHARE

Në Shkup prej sot (4 qershor)  fillon festivali i filmit “Pop Up Cinema”, në organizim të ambasadës amerikane. 
Në kuadër të festivalit, çdo javë gjatë muajit qershor, në lokacione të ndryshme në Shkup do të shfaqen filma amerikan.  Duke shfaqur katër filma që përpunojnë temën e tolerancës dhe miqësisë, festivali do të vë në pah fuqinë e diversitetit.
Festivali fillon sonte në shkollën e mesme “Nikola Karev” me shfaqjen e filmit të njohur sportiv për pjesëtarët e ekipit të ragbit të një shkolle të mesme të cilët mësojnë si të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të punojnë së bashku si ekip.
Përveç shfaqjes së filmit, pjesëtarët e publikut do të mund të marrin pjesë në garën për gjuajte të topit për ragbi për të fituar një shpërblim nga Ambasada.
Më 11 qershor, skenari ndryshon dhe festivali bartet në klubin “Menada”, ku do të jepet një film klasik amerikan për një familje në vitet 1960-të e cila ballafaqohet me pritjet e shoqërisë të cilat vazhdimisht ndryshojnë.
Më 18 qershor, Shkupi do të ketë mundësinë të përjetojë kinemanë nën qiell të hapur në parkingun mes Parkut të qytetit dhe hotelit Aleksandar Palace, ku festivali i filmit do të shfaq një dramë të bukur urbane me njërin prej aktorëve dhe regjisorëve më të njohur të Hollivudit. Shfaqjet e filmave janë pa pagesë dhe të hapura për publikun. (INA)