Home OPIONIONE FESTË E ZYMT NËNTORI

FESTË E ZYMT NËNTORI

140
0
SHARE

Nga Muhamed Xhemaili: Sot në këtë ditë nëntori pikërisht në këtë datë të shënuar definitivisht rritet patriotizmi,atëdhedashuria,krenaria,burrëria,trimëria e gjitha vetitë e të qenurit një shqipëtarë i vërtetë.
Flamujt valojnë gjithkund nëpër shkolla ,nëpër xhami,nëpër pullaze të shtëpive madje për çudi edhe nëpër institucione publike,por vetëm sot.
Në këtë datë të rëndësishme për shqipëtarët fasta nuk ka të ndalur.Të gjithë përgëzojnë njëri tjetrin me urime të ndryshme duke ia uruar ditën e flamurit e disa duke uruar pamvarësinë e Shqipërisë.Sidoqoftë të gjithë urojnë.
Ajo që të len përshtypje se në fund të urimit shënohet, citoj:”Me shpresë që nëntorët e ardhshëm të na gjejnë më të bashkuar”.
Athua vallë edhe sa nëntorë duhet të lutemi për këtë unitet e bashkim të shqipëtarëve në përgjithsi e spektrit politik në veçanti?
Edhe sa kohë do të duhet që këtë bashkime unitet ta bëjmë realitet!?
Pyes!?
A duhet vetëm nëntorët ti presim e ti përkuntojmë ata të cilët sot nuk janē në mesin tonë e që dhanë gjithçka për ta çuar në vend amanetin e të parëve(dëshmorët)!
Edhe sa duhet të presim që ëndërren tonë ta bëjmë realitet!
Një gjë e kemi te qartë se me politikan të kalibrit të tillë kurr nuk do të ndodhë përderisa nē zemrat dhe mendjet e tyre të mbjellet atëdhedashuria.
Jo rastësisht kanë thënë se shpresa vdes e fundit,e neve sërish mbetemi me shpresë se një ditë kjo ëndërr të realizohet.