Home TEKNOLOGJI Ferrari e Apple me makina inteligjente

Ferrari e Apple me makina inteligjente

150
0
SHARE

Ka nisur bashkëpunimi mes Apple dhe Ferrari për planifikimin dhe ndërtimin e makinave smart. Lajmi është bërë i ditur nga Financial Times, sipas së cilit firma e Cupertino do të ideojë sistemin e parë operativ për makinat.

Ky projekt ka si qëllim të dominojë në të ardhmen në sektorin e “makinave inteligjente”. Me sa duket, projekti do të përfshijë në të ardhmen edhe makinat e tipit Mercedes e Volvo.

Makinat, të cilat do të ndërtohen duke u bazuar tek teknologjia Apple do të kenë në bordin e tyre një kompjuter personal, i cili do të jetë në gjendje të komunikojë dhe të ofrojë zgjidhje të shpejta në lidhje me trafikun. Mendohet që në një të ardhme jo shumë të largët të monitorohet nga një databazë qendrore.

LEAVE A REPLY