Home Aktuale Felix Baumgartner viziton BL-në në Tërnoc

Felix Baumgartner viziton BL-në në Tërnoc

97
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme Felix Baumgartner  shefi i zyrës për Integrim të kantonit St.Galen dhe qytetit Wil,  së bashku  me regjisorin shqiptar të kantonit St.Gallen, kordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi që njëherit është edhe bashkprojektues i projekteve kulturore për Integrim në këtë Kanton  kanë vizitiuar edhe Bashkësinë Lokale të Tërnocit.

BL

 

Në takimin në mes delegacionit të Zvicrrës dhe përfaqësusëve të BL-së të Tërnocit mes tjerash është biseduar për integrimin e mërgimtarëve të këtij fshati në insitucionet shtetërore të Zvicrrës.

 Fillimisht nënkryertari i BL-së të fshatit Tërnoc e njoftoi Baumgartner  në përgjithësi për sukseset dhe sfidat e banorëve të këtij fshati gjatë dekadës së fundit.Në takim u bisedua edhe për rolin e margimtarëve të cilët kanë ndihmuar   Tërnocin në çdo moment duke thënë se edhe se ata edhe pse  gjinden në  mërgim një pjesë të zemrës së tyre e kanë në vendlindje.

 Ndërkaq Baumgartner  shefi i zyrës për Integrim të kantonit St.Galen dhe qytetit Wil i tha përfaqësuesve të BL- së të Tërnocit  se Zvicrra është e intersuar për integrimin e shiqptarëve,  me këtë rast ai apeloi që fëmijët e mërgimatarëve duhet të mësojnë gjuhën e tyre amtare që të flasin rrjedhëshëm në mënyre që ti ndimojë për mësimin e gjuhës gjermane sa më mirë. Kështu duhet ta ruajnë gjuhën e tyre amtare dhe të mësojnë gjuhën ku jetojnë./LuginaPress/