Home Aktuale Fejzullahu: Konkursi për media ka shkuar sipas procedurës ligjore(Video)

Fejzullahu: Konkursi për media ka shkuar sipas procedurës ligjore(Video)

135
0
SHARE

Kryeshefi i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore, pranë administratës komunale të Bujanocit Bajram Fejzullahu ka sqarur sot rrjedhën e konkursit për bashkëfinansimin në fushën e informimit në komunën e Bujanocit i cili ka shkuar sipas procedurës ligjore.
Në konkursin e shpallur nga data 25 mars të këtij viti deri më 15 prill po të këtij viti, për bashkëfinansimin në fushën e informimit në komunën e Bujanocit kanë konkuruar gjithsej 14 media, ndërsa vetëm 10 prej tyre e kanë plotësuar kushtin për marrjen e mjeteve finansiare theksoi Kryeshefi i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore, pranë administratës komunale të Bujanocit Bajram Fejzullahu. .

Fejzullahu tha se komisioni ishte apolik dhe ishte i përbërë nga anëtarët Hasan Hasani, përfaqësues i “NUNS-it”, (Shoqata e pavarur e gazetarëve të Sërbisë) Zoran Veliçkoviq “UNS”, Zoran Veliçkoviq “UNS”, (Shoqata e gazetarëve të Sërbisë)” dhe Fejzi Beqiri nga administratat komunale e Bujanocit.

[youtube url=”      https://www.youtube.com/watch?v=ghQpp5hs65Y     ” width=”560″ height=”315″]