Home LAJME “FC Kosova” e Cyrihut mund “Feronikelin”, fiton kupën

“FC Kosova” e Cyrihut mund “Feronikelin”, fiton kupën

34
0
SHARE
Ndeshja ka përfituar pa gola, ndërsa gjatë ekzekutimit të penaltive, ekipi nga diaspora është treguar dukshëm më i mirë duke mposhtur nikoqirin me 4:1 .

Klubi i futbollit “FC Kosova” nga Cyrihu i Zvicrës e ka mposhtur skuadrën kosovare “Feronikeli” në ndeshjen revyale të zhvilluar sot në Drenas. Ndeshja ka përfituar pa gola, ndërsa gjatë ekzekutimit të penaltive, ekipi nga diaspora është treguar dukshëm më i mirë duke mposhtur nikoqirin me 4:1.

Në këtë përballje u takuan kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës me fituesin e Kupës së Kosovës për klubet shqiptare të futbollit në diasporë.

Në fund, kupën skuadrës fituese ia dorëzoi zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, së bashku me zëvendës ministrin e Ministrisë së Diasporës, Sahit Krasniqi. Po ashtu gjatë ndeshjes dhe në kohën e pushimit mes pjesëve pati një program kultoro-artistik, transmeton Zëri.

Ndryshe, ndeshja u zhvillua në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku ishin të pranishëm rreth një mijë shikues. Në lojë u paraqiten për Feronikelin: Neziri, Doshlaku, Thaçi, Gerbeshi, Lladrovci, Peci, Maliqi, Zhdrella, Livoreka, Elshani e Hoti. Si dhe u angazhuan rezervistët: Gashi, Istogu, Qorri, Zeka, Bardhi, Demaku e Shala.

Ndërsa për Kosovën e Cyrihut luajtën: Proletto, Jakupi, Limani, Lazri, Kabashi, Gashi, Joel, Dakouri, Shala, Iberdemaj e Matoshi. Si dhe rezervistët: Asani, M. Limani, Haxhija, Avdija, Abazi e Thaçi.