Home Aktuale Favoritët e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

Favoritët e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

195
0
SHARE

Gazetari i pavarur hulumtues nga Shqipëria, Odise Pano, ka qëndruar për tre ditë rresht në Luginë të Preshevës, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të 24 prillit. Pas bisedave të zhvilluara me  personalitete të shumta nga kjo trevë, për lexuesit tanë ai sjell pritshmëritë e rezultateve zgjedhore për pushtet vendor dhe qëndror.

Krahina e banuar me shqiptarë në jugun e skajshëm të Serbisë, Lugina e Preshevës, këtë të dielë do të ballafaqohet me zgjedhjet për pushtet  vendor dhe ato për Parlamentin serb.

Edhepse popullata e kësaj treve është ndër më të varfurat në nivel shteti, megjithatë kur është në pyetje pjesëmarrja në zgjedhje, ajo pa hamendje ka treguar nivele të larta gatishmërie për t’u bërë pjesë e vendimarrjes politike.

Derisa zgjedhjet për asambleistë, që rezultojnë më pas me zgjedhjen e udhëheqësve të pushteteve vendore zgjojnë interesim të lartë tek votuesit, ato për nivelin qëndror të pushtetit nuk prekin dhe aq vullnetin e tyre.

Partia e Veprimit Demokratik e liderit të saj, Riza Halimi,i cili për rreth tridhjetë vite është drejtues i saj, është forca e vetme politike ndër shqiptarët e cila ka pranuar të bëjë garë në zgjedhjet serbe, derisa shtatë subjekte tjera shqiptare kanë qëndrime për bojkot.

Image

Riza Halimi- Partia e Veprimit Demokratik

Sipas analizave, pritshmëritë  për të kaluar pragun zgjedhor që siguron  një ulëse, nga 250 sa numëron Parlamenti i Beogradit, për partinë e z.Halimi nuk janë edhe aq pozitive. Është kjo njëra ndër arsyet që vet Halimi në momentet e fundit ishte tërhequr nga rikandidimi i të qenurit deputet për t’ia lënë vendin një profesori nga Bujanoci, Fatmir Hasani.

Prapseprap, ka shumë mendime në krahinën e Luginës së Preshevës, se është në interesin e vet shtetit serb që edhe shqiptarët të përfaqësohen në nivel parlamentar. Edhepse votat e shqiptarëve do të ishin të pamjaftueshme, përllogaritë janë që vota rezervë të kërkohen tek popullsia boshnjake e Sanxhakut të Novi Pazarit, e madje edhe tek vet votuesit serbë në Serbi.

Për dallim nga beteja për pushtet qëndror, një luftë e ashpër pritet të jetë në atë për pushtet vendor.

Bashkia e Medvegjës, një territor i braktisur në masë të madhe nga shqiptarët, kësaj here është e kursyer nga zgjedhjet vendore, meqë votuesit e saj për një gjë të tillë ishin deklaruar në shtatorin e vitit të kaluar. Pas mbajtjes së tyre, Partia Progresive Serbe e kryeministrit aktual serb, Aleksandër Vuçiq, kishte arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje me partinë e Riza Halimit, edhepse kjo e fundit nuk kishte dalur parti më e votuar tek shqiptarët.

Presheva, e cila llogaritet si kryeqendra e Luginës me të njejtin emërtim, në këto zgjedhje futet me shumë lista zgjedhore e me qindra konkurues për asambleistë.

Të gjitha faktet flasin se gjasat më të mëdha për t’i fituar zgjedhjet vendore i ka Partia Demokratike Shqiptare e kryetarit aktual të Bashkisë, Ragmi Mustafa. Matematikisht pritet që ky subjekt politik të arrijë t’i fitoj votat midis 35-40 përqind të trupit elektoral, kështu që shumëkush z.Mustafa e sheh përsëri në postin e kryebashkiakut. Ragmi Mustafa, në Preshevë, shihet si një personalitet i urtë dhe mjaft bujar, gjithnjë i hapur për qytetarët e mbi të gjitha me veti pragmatike. Gjatë viteve sa qëndron në pushtet, atij i m’vishen meritat e zhvillimit të fshatrave dhe mundësive që u ofron njerëzve të suksesshëm për t’u dëshmuar në profesionet e tyre.

Image

Ragmi Mustafa-Partia Demokratike Shqiptare

Si  adut në fitoren e sërishme të këtij politikani shihet edhe lidhshmëria e tij me bizneset vendore  por edhe përkrahja që e gëzon në Kosovë.

E dyta në renditjen e rezultateve zgjedhore pritet të dalë Partia e Veprimit Demokratik e të apostrofuarit tonë të mëparshëm Riza Halimi. Subjekti i z. Halimi ka bërë përpjekje për të sjellur risi në listën garuese duke pretenduar që për pozitën e kryebashkiut të konkuroj me një personalitet të sjellur nga diaspora, një njeri që bëri bujë me çështje të humanizmit dhe një ish-këngëtar të muzikës rep, Xhelal Mehmeti. Përkundër këtij noviteti, ky subjekt moti kohë kishte ngelur pa reforma, andaj edhe rezultati zgjedhor pritet të jetë më i dobët se sa në të kaluarën, kështu që pritshmëritë e preshevarëve atë nuk e shohin mbi koefiçientin e 20 përqindshit.

Shqiprim Arifi, poashtu një peronalitet i ardhur nga mërgata, mbetet enigma kryesore e zgjedhjeve në Preshevë. Paraqitjet e tij flasin të ketë ardhur për të rrëzuar nga pushteti Ragmi Mustafën dhe për të instaluar një metodë ndryshe qeverisëse. Për këtë qëllim, Arifi kishte formuar forcën e re politike të quajtur Alternativa për Ndryshim. Preshevarët mendojnë se ky format i ri politik ka arritur deri diku t’i dobësoj klasat e vjetra politike por mbi të gjitha ka mobilizuar të rinjtë e papërcaktuar politikisht.

Meqë është e papërvojë në skenë, e ballkanasit e kanë të vështirë t’u besojnë të pasprovuarve, Alternativa për Ndryshim besohet se do të ngel e treta nga zgjedhjet e të dieles me një rezultat që peshon votat e 15-18 përqind të elektoratit.

Pozitat 4 dhe 5 në garën zgjedhore preshevare janë të rezervuara për Unionit Shqiptar Demokratik dhe Unionin Demokratik të Luginës. E këto të dyja së bashku, askush s’e beson se do ta kalojnë 15 përqindshin e trupit votues. Pjesa e mbetur e votave në Preshevë si gjithnjë është e rezervuar për minoritetin serbë.

Për dallim nga Presheva, një garë më shumë interesante zgjedhore pritet të zhvillohet për Bashkinë Bujanoc. Këtu përllogaritjet bëhen si brenda kampusit politik shqiptar ashtu edhe atij serbë.

Si favorite në këtë Bashki shihet Partia Demokratike e kryetarit aktual Nagip Arifi, ndërsa pritshmëritë rezultojnë të kalojë 40 përqindshin e votuesve shqiptarë.

Image

Nagip Arifi-Partia Demokratike

Arifi është kryetari i parë shqiptarë i kësaj Bashkie e cila edhepse gjithnjë me shumicë shqiptare, deri në vitin 2002 drejtohej nga serbët. Me ardhjen e Nagip Arifit në krye të qevrisjes vendore, nga ky vit, gjërat për shqiptarët nisën të përmirësohen dukshëm. Edhepse i gjetur me vetëm dy shqiptarë tjerë në administratën bashkiake, Arifi arriti që për pak kohë strukturën etnike të stafit ta bëjë të favorshme për shqiptarët, kështu që sot shifrat janë mbi 70 përqind të favor të bashkëkombasve të tij. Ky personalitet politik punësoi edhe qindra shqiptarë tjerë të organizmat themeltar të Bashkisë, si ato të mirëmbajtjes infrastrukturore, shkollave, enteve shëndetësore, atyre kulturore, sportive etj. Arifi shquhet edhe për mjeshtrinë e tij të thithjes së donacioneve ndërkombëtare e atyre qeveritare e që për rezultat patën zhvillimin e hovshëm të Bujanocit me një infastrukturë moderne. Para së gjithash, Arifi ishte angazhuar në lidhjet rrugore midis vendbanimve shqiptare të Bujanocit me ato në Kosovë.

Përveç tjerash, Nagip Arifi, shihet si njeri shumë i afërt me Partinë Demokratike në Kosovë dhe me lidershipin e saj. Edhe kësaj here, janë gjasat reale që Partia Demokratike e z. Arifi të arrijë të tubojë votat e 40 përqindshit të elektoratit shqiptarë.

Pas Partisë Demokratike, e dyta sipas pitshmërisë së rezutateve zgjedhore në Bashkinë e Bujanocit pritet të radhitet Partia e Veprimit Demokratik me pretendentin e saj për postin e kryebashkiakut, Shaip Kamberi.

Vet Kamberi shihet si një politikan me tipare të afta, i zgjuar për nga retorika, por jo edhe aq i rrethuar me bashkëpunëtorë të mirë.

Partia politike e z. Kamberi kësaj here po bënë një fushatë luksi, gjë kjo e cila nuk po pëlqehet nga popullata e varfur vendore. Gjasat janë që forca politike e Kamberit të mos e kalojë besimin e 35 përqind të elektoratit shqiptarë.

Edhepse shumë meritor, ish-komandanti i gueriles së armatosur shqiptare- UCPMB, Jonuz Musliu, me subjektin e tij politik, Lëvizja e Progresit Demokratik, në garën për Bashkinë  Bujanoc mund të radhitet vetëm se në vendin e tretë, edhe atë duke llogaritur në një 20 përqindsh të votave të shqiptarëve.

Kur është në pyetje orientimi i votave serbe në Bujanoc, përkundër faktit që Partia Progresive Serbe pritet të triumfojë bindshëm në nivel qëndror, në atë vendor pritshmëritë janë të ngadhnjejë një Grupim i Qytetarëve në krye me një mjek, Stojanca Arseniq.

Sikurse në tërë territorin serbë, edhe në Luginë të Preshevës, zgjedhjet vendore dhe ato qëndrore zhvillohen këtë diel të datës 24 prill.

Nga IndeksOnline

Favoritët e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës

botapress.info

Favoritët e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës