Home Aktuale Familja Hetemi nga fshati Bilaç e gëzon shtëpinë e re

Familja Hetemi nga fshati Bilaç e gëzon shtëpinë e re

176
0
SHARE

Në kuadër të projektit “Strehimi”, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë bëri zyrtarisht inaugurimin e shtëpisë për familjen treanëtarëshe të Shabi Hetemit nga fshati Bilaç, komuna e Bujanocit.

qsa

Familja Hetemi deri më tani kanë jetuar në kushte të vështira të banimit, kurse sot në prani të stafit të QSA, bashkëpunëtorëve e donatorëve, familjes Hetemi iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së re.
Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e sociale, kjo familje kishte bërë përpjekjet për ndërtimin e shtëpisë. Me mundësitë e tyre dhe familjarëve të tyre, kishin arritur të realizonin vetëm punimet e vrazhëta të katit të përdhesës. Vite me rradhë, shtëpia iu kishte mbetur përgjysëm.QSA përmes kontakteve të saj ishte informuar për rastin në fjalë dhe ndërmorri iniciativën për vazhdimin e ndërtimit të shtëpisë.

1920442_10203407409245837_6257628721057194917_n

Së fundmi, ndërtimi i shtëpisë vjen si rezultat i bashkimit të forcave të familjes, kompanive lokale, donatorëve lokal, si dhe Qendrës së Solidaritetit dhe Aavancimit në Belgjikë, ku kjo e fundit morri përsipër barrën kryesore për vazhdimin e ndërtimit të shtëpisë, si dhe punët tjera të brendshme për t’a bërë të banueshme shtëpinë, përfshirë këtu dhe mobilimin. Përveç QSA dhe kontribuesve lokal, kontribut të çmuar ka dhënë dhe bashkatdhetari nga fsh. Tërnoc me qëndrim në Zvicër – Mustafë Fazliu.

10891864_10203407406365765_1967471713268899095_n

Në vijim po listojmë emrat e personave fizikë dhe juridik lokalë, të cilën në forma të ndryshme kontribuuan në realizimin e projektit në fjalë:
1. Mevludin Latifi – material ndërtimor dhe drenazhin
2. Xhemail Hyda – çatinë e shtëpisë
3. Xhemail Fazliu – limarinë
4. Sahit Bakiu – punët e laminatit
5. Liman Limani – punët e ujësjellësit
6. Arafat Jusufi dhe Ridvan Bajrami – suvatimi dhe bojatisja
7. Mead Selimi – punët e keramikës
8. Ismet Rrustemi – instalimet elektrike
9. Kompania “Lumi” – Samolicë

10430450_10203407408325814_6613848093549573454_n

Kostoja e projektit në fjalë është 8,950 euro, shumë kjo e cila u mbulua kryesisht nga QSA Belgjikë, si dhe nga kontribuesit tjerë lokal.
QSA falënderon të gjithë personat fizikë dhe juridik, të cilët ndihmuan në realizimin e projektit. QSA gjithashtu falënderon mediat lokale në Luginë, të cilat në vazhdimësi i mbulojnë medialisht projektet e saj dhe ia publikojnë rastet në nevojë opinionit të Luginës së Preshevës e më gjerë.
Ekziston dhe një numër i konsiderueshëm i familjeve në pritje, të cilat kanë aplikuar tek QSA për ndërtimin e shtëpisë. QSA tashmë ka krijuar përvojën e saj dhe mbetet e bindur që me bashkimin e forcave mund të realizojmë projekte të përbashkëta, për t’i përmbushur nevojat e mëdha të popullatës së Luginës së Preshevës, njofton Qendra e Solidatitetit dhe Avancimit Preshevë,  Departamenti i Solidaritetit.