Home TEKNOLOGJI Facebook shton opsionin “Shazam”

Facebook shton opsionin “Shazam”

129
0
SHARE

Rrjeti social Facebook të mërkurën ka lansuar opsionin e ri përmes të cilit përdoruesit mund të identifikojnë këngët, emisionet televizive apo filmat që janë duke luajtur derisa ju jeni duke shkruar një status.

I ngjashëm me Shazamin, opsioni më i ri i Facebook-ut identifikon të gjitha këngët që ju i dëgjoni derisa jeni duke shkruar një status.

Ky opsion do t’ju jep mundësinë që të shkruani statusin nëse jeni duke dëgjuar Beyoncen apo nëse jeni duke shikuar serinë Game of Thrones.

Opsioni është ende duke u testuar, pra nuk është i gatshëm për të gjitha pajisjet tani për tani. Por, kur të jetë gati, përdoruesit do të shohin një ikonë të notës muzikore që do të paraqitet në ekran derisa ata shkruajnë ndonjë status.
“Nëse ju shpërndani një muzikë, shokët tuaj do të kenë mundësi që ta dëgjojnë një sekuencë prej 30 sekondave”, ka bërë të ditur Facebook-u.

“Për seritë televizive, lajmi do të shpërndahet në News Feed. Aty do të sqarohet se cilin sezon keni qenë duke e shikuar”.
Facebook-u ka njoftuar se mikrofoni i këtij opsioni do të incizojë vetëm atë që do ta regjistrojë përdoruesi. App-i nuk do të identifikojë zërat në prapavijë.
Opsioni do të jetë i gatshëm brenda pak javëve vetëm për përdoruesit e Androidit dhe iOS-it në Amerikë.