Home LAJME Facebook lëshon aplikacionin Stickered edhe në iOS

Facebook lëshon aplikacionin Stickered edhe në iOS

31
0
SHARE

Ata të cilët janë të dhënë pas  fotografive tani mund ta shtojnë listën e grimasave që ata i bëjnë nëpër fotografi, përmes aplikacionit të ri të “ngjitësave” që e ka lëshuar rrjeti social Facebook. Më saktë, bëhet fjalë për aplikacionin e ri Facebook Stickered për Messenger, i cili fillimisht ishte lëshuar vetëm për sistemin operativ të Google, Android, ndërsa tani ka arritur edhe në platformën mobile të Apple, iOS.

Aplikacioni i ri i Facebook praktikisht ju mundëson të shtoni ngjitësa nga lista e ikonave ekzistuese të rrjetit social, të cilat mund të shtohen në secilën fotografi që ju e keni bërë, apo në të gjitha fotografitë e reja që do ti bëni.

Për të bërë foto, ju nuk duhet që patjetër të jeni përdorues i Facebook Messenger, edhe pse aplikacioni tani ju shtyen në atë drejtim. Tani, përdoruesit e telefonave të mençur Android apo edhe ata të iPhone e kanë rastin ideal për të bërë fotografi të reja për festa, me ngjitësat e rinj që do ti bëjnë fotografitë edhe më atraktive.