Home SPORT Fabregas: Reali e Bayerni? S’i trembemi askujt

Fabregas: Reali e Bayerni? S’i trembemi askujt

288
0
SHARE

Bavarezët dhe Los Blancos konsiderohen jo pa arsye si dy prej skuadrave që po bëjnë ligjin në Europë e megjithatë Cesc Fabregas nuk mendon se Barcelona duhet të ketë frikë. Në Champions, Reali sa vjen e bëhet më i frikshëm po të kemi parasysh triumfin e fundit shpartallues 6-1 në kurriz të Schalkes, ndërkohë që kampionët në fuqi kaluan pa problem Arsenalin. Gjithsesi mesfushori i Barçës nuk ka mbetur i impresionuar, teksa parashikon se Bayerni nuk do ta ketë të lehtë me Topçinjtë në Allianz Arena.

“Në Champions League nuk është e zakonshme të shikosh rezultate të tilla, por nuk jam aspak i habitur. Schalke u dorëzua që kur pësoi golin e dytë, ndërsa trofeu thuajse i sigurt i Bayernit në kampionat nuk do të thotë asgjë për mua. Për momentin ata kanë avantazhin 2-0 me Arsenalin, por duhet të presim si do të përfundojë”.

Fabregas foli gjithashtu edhe për momentin që po kalon ekipi i tij, i sigurt se Barça do të bëjë gjithçka për të mbrojtur titullin në La Liga, si dhe për të avancuar në kompeticionin europian.

“Barcelona është klubi më kërkues në botë dhe tani duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. E dimë që nëse japim 100% të potencialit, mund të fitojmë thuajse çdo ndeshje. Në Champions gara me Manchester City vazhdon dhe mbeten edhe 90 minuta të tjera për të luajtur. Nuk duhet ta harrojmë se si u eliminua Paris Saint Germain sezonin e kaluar”.

LEAVE A REPLY