Home Aktuale Euro 2016, shorti: Shqipëria në grup me Serbinë dhe Portugalinë

Euro 2016, shorti: Shqipëria në grup me Serbinë dhe Portugalinë

76
0
SHARE

Shqipëria do të ketë punë në kualifikimet për kampionatin evropian, Euro 2016, me Portugalinë dhe me fqinjin tonë verior, Serbinë.

Shorti i kualifiimeve për Euro 2016 që do të mbahet në Francë u mbajtë në Nice, tekas skuadrat ishin të ndara në pesë vazo, varësisht nga rezultatet e arritura dhe rangimi i tyre në UEFA.

Shqipëria nga ky short ka marrë grupin më të vështirë të mundshëm. Danimarka dhe Armenia janë ekipe që kanë lojtarë kualitativë dhe janë kombëtare të dëshmuara së fundmi, teksa Serbia është rival i përbetuar si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë sportiv. Portugalia është e qartë se është favorit i këtij grupi, por mbetet të shihet si të reflektojë De Biasi dhe nëse edhe Adnan Januzaj do të jetë i përfshirë në kombëtaren shqiptare, e që do të ishte një lehtësim i madh.

Zvicra e përforcuar me gjashtë shqiptarë do të ketë përballë Anglinë e Roy Hodgson, në një grup relativisht të lehtë, teksa edhe kampionia e botës Spanja nuk do të ketë shumë punë të vështirë. (shiko më poshtë grupet).

Janë gjithsej tetë grupe me nga gjashtë skuadra dhe një grup tjetër me pesë skuadra.

Në këto grupe, do të jenë nga dy skuadra që do të kualifikohen tutje, ashtu sikurse edhe ekipi më i mirë në vendin e tretë, teksa ekipet e mbetura të vendit të tretë do të luajnë në play-off.

Fytyra e De Biasit pasi mësoi se Portugalia është kundërshtar në Grupin I…

Kualifikimet do të zhvillohen kësaj radhe me reformë në atë që quhet java e futbollit. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën ditë nga një ndeshje.

Reformat e UEFA-s besohet se janë bërë për të reduktuar numrin e ndeshjeve të kombëtareve gjatë sezonit, në mënyrë që klubet të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre në garat tjera dhe lojtarët të jenë më të pushuar.

Mbetet të shihet si do të funksionojë ky sistem, por një gjë është e sigurtë – shpresa e futbollit kosovar që kombëtarja jonë të marrë pjesë në kampionatin evropian bartet për Euro 2020.

 


 

Grupi A
Holanda
Çekia
Turqia
Letonia
Islanda
Kazakistani

 


 

Group B
Bosnja
Belgjika
Izraeli
Uellsi
Qipro
Andorra

 


 

Group C
Spanja
Ukraina
Slovakia
Bjellorusia
Maqedonia
Luksemburgu

 


 

Group D
Gjermania
Irlanda
Polonia
Skocia
Gjeorgjia
Gjibraltari

 


 

Group E
Anglia
Zvicrra
Sllovenia
Estonia
Lituania
San Marino

 


 

Group F
Greqia
Hungaria
Romania
Finlanda
Irlanda Veriore
Islanda

 


 

Group G
Rusia
Suedia
Austria
Mali I Zi
Moldavia
Lihtenshtajni

 


 

Group H
Italia
Kroacia
Norvegjia
Bullgaria
Azerbaixhani
Malta

 


 

Group I
Portugalia
Danimarka
Serbia
Armenia
Shqipëria
*Franca (Ekipet e Grupit I do të luajnë nga dy ndeshje me Francën, në formë miqësore, pa vlerë pikësh. UEFA ka vendosur t’ia garantojë vendit nikoqir miqësore me ekipet e grupit të fundit, por e përsërisimi pa vlerë pikësh). 

 

/Telegrafi/

 

 

LEAVE A REPLY