Home EURO 2016 Euro 2016, këta janë golashënuesit më të mirë deri tani

Euro 2016, këta janë golashënuesit më të mirë deri tani

222
0
SHARE

Sulmuesi uellsian, Hal Robson-Kanu, shënues dhe njeriu i ndeshjes ndaj Belgjikës (3-1) ka hyrë në klasifikimin e shënuesve të Euro-2016, me dy golat e tij, ndërkohë që i mirënjohuri i ekipit te tij, Gareth Bale, vazhdon të jetë në krye të klasifikimit.

Bale, autor i tre golave gjate Euro, kryeson klasifikimin bashkë me francezin Antoine Griezmann, ende në garë dhe spanjollin Alvaro Morata, i eliminuar.

Belgu Radja Nainggolan ka realizuar edhe ai dy gola, por nuk mund të vazhdojë më tej pas eliminimit të djajve të kuq në çerekfinale.

Shënuesit më të mirë të deritanishëm me Euro 2016 janë:

3 gola: Alvaro Morata (Spanjë), Bale (Uells), Griezmann (Francë)

2 gola: Blaszczykowski (Poloni), Brady (Irlandë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Dzsudzsák (Hungari), Gomez (Gjermani), Lukaku (Belgjikë), Nainggolan (Belgjikë), Nani (Portugali), Payet (Francë), Pellè (Itali), Perisic (Kroaci), Robson-Kanu (Uells), Stancu (Rumani)

1 gol:
Alderweireld (Belgjikë), Batshuayi (Belgjikë), V. Berezutski (Rusi), Bjarnason (Islandë), Boateng (Gjermani), Böðvarsson (Islandë), Chiellini (Itali), Dier (Angli), Draxler (Gjermani), Duda (Sllovaki), Eder (Itali), Ferreira-Carrasco (Belgjike), Gera (Hungari), Giaccherini (Itali), Giroud (France), Glushakov (Rusi).