Home Aktuale EULEX ndërron emrin dhe mbyll rastet

EULEX ndërron emrin dhe mbyll rastet

163
0
SHARE

Rastet te cilat i ka filluarë misioni i EULEX-it do të përmbyllen. Bëhët fjal për mandatin e ri te EULEX-it. Këtij misioni do t”i ndryshohen kompetencat ndërsa pritet të ketë më shumë rol monitorues sesa ekzekutiv. Qeveria e Kosovës thekson se vendorët duhet të jenë zot në shtëpinë e tyre dhe është e gatshme t”i marrë komeptencat dhe të mbusheë boshëllëkun që do lëjë EULEX.

Javën që vjen, Kuvendi do të ketë në agjendë të shqyrtimit zgjatjen e misionit të ristrukturuar të EULEX-it. Ministrja e Integrimeve Evropiane ka thënë për RTK-në se deri atëherë pritet të ketë një marrëveshje me BE-në për strukturën e misionit, ku pala kosovare po insiston që të ketë në përgjegjësi kompetencat në fushën e drejtësisë. Ndjekim një deklaratë të ministres Çitaku.

“Ne presim qe kjo çeshtje të përmbyllet ne javën e ardhshme per shkak se kuvendi duhet te votoj për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe ndryshimin e mandatit të tij, para se ne të futemi ne zgjedhjet parlamentare”, tha ministrja e Integrimeve, Vlora Citaku.

Se cilat do të jenë kompetencat e misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX në Kosovë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha se do të bëhen të ditura ditën kur edhe do të votohet për ndryshimin e mandatit dhe vazhdimin e tij. Çitaku paralajmëroi se pas shumë diskutimeve kanë arritur në fazën finale.

“ Ne jemi në një fazë finale të negocimit dhe pas përfundimit do ti bëjmë detajet e ditura. Kjo është një marrveshje që do të ratifikohet në kuvend, ka pas konsultim të gjerë me partitë politike dhe ka pajtueshmëri që institucionet e Kosovës të marrin më shumë kompetenca ,të ushtrojne kompetencat e tyre dhe EULEX-i të jetë mision moitorues”, tha tutje ministrja Citaku.

Në anën tjetër, misioni i EULEX-it është duke hetuar disa raste të natyrave të ndryshme në Kosovë, por edhe ka paralajmëruar se është duke hetuar raste të reja. Por në lidhje me këtë çështje, ministrja Çitaku tha se të gjitha rastet e hapura EULEX-i do t`i përfundojë, por tha se pas ndryshimit të mandatit, EULEX-it do t`i ndryshohen edhe kompetencat në këtë fushë.

“ Rastet te cilat i ka filluarë misioni i EULEX-it do te përmbyllen dhe ketu bëhët fjal per mandatin e ri te EULEX-it kur edhe do te nënshkruhet marrëveshja me BE-ne. Institucionet Kosovës tashmë kanë artikuluar qartë se janë të gatshme ti marrin kompetencat në fushën e rendit dhe të ligjit. Ne e vlersojmë lart rolin e Bashkimit Evropian dhe shohim EULEX-in si vlerë të shtuar dhe asistencë në përmbushjen e detyrimeve të shumta që presin Kosovën në fushën e integrimeve evropiane në vecanti në fushën e rendit dhe ligjit. Ne duhet të behemi Zot në shtëpinë tonë, të marrim përgjegësi të plotë mbi përmbushjen e detyrimeve mbi këtë funskion në mandatin e ri të EULEX-it dhe ky mision te jetë mision këshillues dhe monitorues e me pak ekzekutiv”, shtoi Citaku.

Duke folur rreth ndryshimit të emrit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Çitaku tha se kanë diskutuar edhe për emër, por sipas saj, më e rëndësishme është substanca e këtij misioni se çfarë do të ketë, sesa emri.

Kundër vazhdimit të misionit të EULEX-it dhe heqjen e kompetencave ekzekutive, kanë qenë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, për shkak se arrestimet e fundit të ushtarëve të UÇK-së nën akuzat për krime të luftës i kanë quajtur të pabaza.

Për vazhdimin e misionit të EULEX-it janë shprehur edhe dy partitë në opozitë, LDK e AAK. Kreu i LDK-ës Isa Mustafa vlersoi se ende ka nevojë dhe hapësirë që EULEX-i të jetë prezent në Kosovë, mirëpo sic theksoi ai, nevojat e Kosovës janë që ky misioni të ketë më shumë rol mbështetës se sa ekzekutiv.

,“ Ne si LDK jemi që mandati të vazhdohet pasi EULEX-i ka hapësirë dhe kemi nevojë që EULEX-i të qëndroj këtu por natyrisht me një ridefinim të mandatit të EULEX-it në mënyrë që EULEX-i në të ardhmen të ketë pak mandat ekzekutiv, të ketë më shumë mandat të mbështetjes së organeve dhe të ketë mandat në veri të vendit i cili edhe me marrëveshje është përcaktuar”, tha kryeu i LDK, Isa Mustafa.

Kryetari i AAK-ës Ramush Haradinaj rikonfirmi mbështetjen që AAK-ja I ka dhënë prezencës së ardhshme të EULEX-it në Kosovë.

“ Ne kemi mirëpritur zhvillimin dhe negocimin që ka ndodhur për prezencën e ardhshme të EULEX-it, formën por edhe përmbajtjen. Ne do t’i japim përkrahje aranzhmaneve të reja mes Kosovës dhe BE-së për një formë të EULEX-it në vend. Kuptohet interesi ynë është që EULEX-it, jo vetëm të kryej punë për Kosovë por t`a ndihmojë Kosovën që t’i kryej punët me sukses, pra, ekspertiza e tyre të mund t’i bartet institucioneve të vendit”, tha kreu i AAK, Ramush Haradinaj,

Zyrtarë të këtyre dy partive thonë se jetike për Kosovën mbetet aftësimi sa më i shpejtë i Institucioneve të vendit për sundim të rendit e të ligjit.