Home Aktuale EU PROGRES më 23 dhjetor ndan çmimet për nxënësit më të mirë

EU PROGRES më 23 dhjetor ndan çmimet për nxënësit më të mirë

123
0
SHARE

Promovimi i kalendarit të Programit Evropian PROGRES për 2015 dhe ndarja e çmimeve për nxënësit më të mirë do të mbahet të martën më 23 dhjetor të këtij viti në Bllac në Shtëpinë e Kulturës  me fillim nga ora 12 e 30.

Çmimet e nxënësve të shkollave të mesme, në të cilën janë të vlerësuar si më të mirët në punë, do t’ia dorëzojë piktorja akademike Ena Popoviq dhe menaxheri i Programit Evropian PROGRES Grem Tindal. Në konkursin e këtij viti kanë aplikuar me 110 punime nga 28 shkolla nga juglindja dhe jugperendimi i Serbisë. Juria në krye me akademiken e fotografisë Ena Popoviq ka përzgjedhur 12 pikturat, që më pas do të gjenden në faqet e kalendarit të Programit Evropian PROGRES për 2015. Dymbëdhjet nxnësit dhe shkolla më e mirë do të fitojnë llap top, tablet dhe aparat fotografik. Konkursi i fotografisë me temën „Njihe Evropën“, është organizuar gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti me qëllim të stimulohen nxënësit që ta zhvillojnë talentin e tyre dhe për ti nxitur të hulumtojnë dhe të zbulojnë fakte të njohura dhe interesante mbi evropën, gjithashtu të tregojnë kreativitet në pikturë dhe ta tregojnë këtë publikut të gjërë. Konkursi i organizuar, PROGRESI Evropian e ka vazhduar traditën që më herët e bërë këtë në jug dhe jugëperendim të Serbisë që e ka organizuar EU PROGRES, PRO dhe MIR. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të kaluar këtë iniciativ e kanë vlerësuar dhe përkrahur me kënaqësi. Në programin Evropian PROGRES janë të kyqur 34 pushtete lokale si: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varosh, Priboj, Pripolje, Rashka, Sjenica i Tutin. Kurse në jugperendim të Serbisë janë: Prokuplje, Bllaca, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskoci, Bojnik, Vllasotinca, Lebane, Medvegja, Crna Trava, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiqin Han, Presheva, Surdulica, Trgovishte, Brus, Aleksinca, Gadzhin Han, Doljevac, Meroshina, Svrljig, Babushnica Bella Pallanka dhe Knjizhevac nga juglindja e Serbisë./Lugina Press/