Home Aktuale Esra Aqifi: Profesioni dhe pasioni im kanë një lidhje të ngushtë

Esra Aqifi: Profesioni dhe pasioni im kanë një lidhje të ngushtë

1561
0
SHARE

Intervistë me Esra Aqifi profesoresh e gjuhës shipe, në shkollën e mesme “Sezai Surrroi” në Bujanoc, njëherit edhe fituese e çmimit interpretuesja më e mirë në festivalin e aktrimit në Tiranë.

 Lugina Press: Përshëndetje Esra, së pari ju falënderojmë për kohën që ndatë për të zhvilluar një intervistë me ne. Fillimisht A mund të na thuani e kush është Esra Aqifi?

Esra Aqifi:Pershendetje Rijad! Faleminderit juve, që na jepni mundësinë të shpalosim talentin tonë edhe në media..

Atëherë, jam Esra Aqifi vij nga Fshati Tërnoc, kam mbaruar studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, njëherit po në këtë Universitet kam mbaruar edhe studimet e Ciklit të dytë, si Magjistre e Letërsisë Shqipe. Për dy vite rradhazi ushtroj Profesionin tim si Profesoreshë e Gjuhës e shqipe, në Shkollën e Mesme ” Sezai Surroi”. Njëherit edhe autore e veprës me poezi ” Lot i patharë”.

Lugina Press:   Jeni profesoresh e gjuhës shqipe, në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc, na thuani çfarë do të thotë  për ju që të punosh me të rinjë?

Esra Aqifi:   Atëherë, të punosh me të  rinjtë duke i takuar edhe vetë  kësaj pjese është  kënaqësi e veçant. Shkolla e mesme ” Sezai Surroi ” lirisht mund të them se numëron nxënës të shkëlqyeshëm, dhe puna me këta nxënës vetëm se më shton motivimin.

Lugina Press: Është vështirë në ditët e sotme  të punosh si mësimdhënëse   e sidomos në shkollë të mesme?

Esra Aqifi: Për asnjë moment nuk do ta quaja vështirësi, përkundrazi për mua është profesioni që e kam dashur gjithmonë, dhe puna me nxënës edhe lodhjet i kthen në kënaqesi.

Lugina Press:  Përveç arsimit,  ju merreni  edhe me artë,  çfar do të thotë kjo për ju?

Esra Aqifi:    Pjesa tjetër e imja, që pothuajse më merr kohën e lirë janë shkrimet, pasioni për poezinë, leximi, ose më mirë nje lidhje e ngushtë mes profesionit dhe pasionit.

Lugina Press: Prej nga ky pasion ?

Esra Aqifi:    Atëherë, mund të them se ky pasion në mua është i lindur, me kohë vetëm se e kam gjallëruar një dhunti që unë e zotëroj..

Lugina Press:   Keni marrë pjesë në festivalin e aktrimit të Tiranë dhe atje keni marr çmimin Interpretuesja më e mirë  e festivalit çfarë do të thotë kjo për ju por edhe për luginën në përgjithësi?

Esra Aqifi:     Pjesëmarrja në Festivalin e Aktrimit në Tirane ka qenë një ndër pjesëmarrjet e mia më të vecanta, ka qenë një nderë fillimisht të  jem pjesë  e këtij Festivali, ndërsa çmimi i Interpretimit ka qenë  trofeu më  i mirë  i një  pune të  palodhshme.

Lugina Press:  .Si keni arritur të jeni pjesë e këtij festivali?

Esra Aqifi:   Fal punës dhe suksesit të arritur deri tani, dhe bashkëpunimit me regjisorin Valton Jakupin si dhe aktorin Blerim Hasani, kam arritur të  dëshmoj talentin tim të  recitimit edhe në shtetin Shqiptar..

Lugina Press: Atëherë mendoni të vazhdoni bashkëpunimin me të në projekte tjera?

Esra Aqifi:    Shpresoj që çdo bashkëpunim të jet  i suksesshëm si për mua po edhe për çdo talent që ka fatin të  bashkëpunojë  me Z. Valtonin .

Lugina Press: Në Tiranë ju ka dhënë rasti të jeni në mesin  e shum artistëve shqiptarë, si jeni ndjerë në mesin e tyre?     

Esra Aqifi:     Rijad, të jesh në  mesin e aktorëve me të  mirë  shqiptar, nuk e di a do të  mund ta përmblidhja me fjalë  çfarë kam ndjerë  gjatë  gjithë  asaj kohe.. Do të  theksoj veçanerisht takimin me aktoren me te madhe shqiptare Znj. Margarita Xhepa, njëkohësisht ishte Presidente e Festivalit, ka qenë  më  teper se një  ndjenje mbresëlënëse, lirisht mund të them se ishte nderë dhe kënaqësi në të njejtën kohe për mua.

Lugina Press:   Për fund keni ndonjë porosi për rininë e Luginës e sdiomos të komunës së  Bujanocit?

Esra Aqifi:    Diçka që do të shtoja për rininë tonë, është  se edhe unë  jam nga ky vend edhe unë  jam bashkëfshatare e juaja, dhe asgjë nuk është  e pamundur perdrisa kemi vullnet për punë, dhe dëshirojme të arrijmë diçka për vetën.. Uroj dhe shpresoj që të  dëgjojmë  më shumë lajme të  mira për arritjet e të  rinjëve tanë.

Lugina Press: Esra  ju falëmnderit edhe një herë për kohën që ndatë

Esra Aqifi:     Faleminderit , edhe njëherë  redaksisë së LuginaPress-it!