Home Aktuale Esra Aqifi në vendin e parë në festivalin e aktrimit në Tiranë(foto)

Esra Aqifi në vendin e parë në festivalin e aktrimit në Tiranë(foto)

279
0
SHARE

Esra Aqifi nga Tërnoci i Bujanocit merr çmimin Interpretuesja më e mirë  e festivalit dhe merr trofeun “Rinia Shqiptare Triumfon”.

Në Qendrën Rinore në Tiranë është mbajtur Festivali i Aktrimit në mbështetje të Akademisë së Arteve, Ministrisë së Kulturës, dhe Bashkisë së Tiranës, me autore Mira Korançe.
Në këtë festival kanë marrë pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet si dhe Europa dhe Amerika.

Në festivalin e aktrimit në Tiranë regjisor  i  festivalit ishte  Valton Jakupi  me prejardhje nga Lugina. presidente e festivalit artisja e popullit Margarita Xhepa, autore Mira Korance. Festivali është  mbështetur nga Bashkia e Tiranës, ministria e kulturës, ministria e arsimit dhe akademia e arteve.

Në këtë festival Esra Aqifi nga Tërnoci i Bujanocit merr çmimin Interpretuesja më e mirë  e festivalit dhe merr trofeun “Rinia Shqiptare Triumfon”

Ndryshe Esra Aqifi është profesoresh e gjuhës shqipe në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc./Lugina Press/