Home Aktuale Është rrënuar Mejtepi shekullor i Zarbicës që shërbeu si shkollë

Është rrënuar Mejtepi shekullor i Zarbicës që shërbeu si shkollë

41
0
SHARE
Objekt i Mejtepit i ndërtuar në vitin 1904 që shërbeu pas luftës së dytë botërore si Institucion arsimor deri në vitin 1981, kur është ndërtuar godina e re shkollës në fshatin Zarbicë dikur qendër e Bashkësisë Lokale me fshatrat Suharën, Novosellë dhe Pribocë.
Në këtë ndërtesë u mbajtën takime para luftës së parë botërore dhe asaj të dytë Botërorë, ishte objekti i një rëndësie të veçantë për tërë Malësinë e më gjerë ku u bë kalimi nga objektet individuale-shtëpitë apo Odat në një diçka atë publike të interesit të përgjithshëm pra kultit arsimor-edukative-shkollor.

Në Mejtepin e Zarbicës u mbajtën takime, konsulta, debate shumë me rëndësi për këtë pjesë të territorit Shqiptarë për qëndrim në trojet e tyre apo për shpërngulje në shkretirat e Anadallit të Perandorisë Otomane, për rezistencën luftarake kundër armikut në këto klasa u folë nga fshatarët për luftën kundër fashizmit, për heçjen e feregjes (perdes) këtu u mësuan edhe nën dritën e vajgurit kundër Analfabetizmit për mësimin e shkrim – leximit.

Këtu u vendos edhe Administrata popullore dhe nxënësit vijonin mësimin deri në klasën e katërt e më vonë deri në klasët e tetë deri në vitin 1981. Në Mejtepin e Zarbicës ishte si mësues i fesë edhe imam i xhamisë Hasan Masurica, inovatori që ndërtoi aeroplanin e parë pa motor, nga një kodër e Zarbicës në drejtim fshatit Suharrën e Novosellë ka thwnw Refik Hasani aktivist e veprimtar./rajonipress/