Home MAGAZINA Ermali një bashkëpunim me Mimoza Shkodra

Ermali një bashkëpunim me Mimoza Shkodra

127
0
SHARE

Si duket këngëtarëve po ju pëlqejnë shumë bashkëpunimet kohëve të fundit. Vera do të jetë e mbushur me duete e bashkëpunime e kësaj vale po ju bashkëngjiten edhe Ermal Fejzullahu e Mimoza Shkodra.

Këtë e ka bërë të ditur producenti Shkumbin Nebihu duke postuar një foto në profilin e tij në ‘Facebook’ ku shihet ai në studio duke punuar për këtë këngë të re ndërmjet këtyre dy këngëtare shumë të dashur për publikun.

‘’Se shpejti Hiti i radhës Ermal Fejzullahu ft Mimoza Shkodra #BiniRecords’’ ishte ky mbishkrimi në foto. Ndryshe Ermali do të ketë po ashtu edhe tjera bashkëpunime e një ndër ta është edhe bashkëpunimi me babin e tij Sabri Fejzullahun. Po ashtu edhe Mimoza Shkodra këtë verë do ta mbush me bashkëpunime, ajo është parë kohëve të fundit në xhirime të videoklipin të një kënge të re për të cilën bashkëpunon me grupin ‘Babo Darabuka’.

mimoza