Home MAGAZINA Eminemit i pëlqen të punojë me muzicientë ‘live’

Eminemit i pëlqen të punojë me muzicientë ‘live’

99
0
SHARE

Reperi amerikan, Eminem, mendon se puna me muzicientë ‘live’ i sjell atij një element shtesë në koncertet që i mban.

Krijuesi i hitit “Rap God” tashmë është konfirmuar se do të performojë në stadiumin “Wembley” në korrik.

Dhe, ai po bëhet gati për një koncert të pa parë ‘live’ që sipas tij është një gjë shumë pozitive edhe pse e vështirë për shumë artistë.

“Eshtë definitivisht më mirë se ‘playback’, pasi që sjell një element tjetër të madh në performancën tuaj. Ka shumë gjëra që mund t’i bëni me dorë”.

“Eshtë një energji më ndryshe, është më zëshëm, është më drejtpërdrejt në fytyrën tuaj, është më eksplozive. Për mua, muzika është për ndjenjë dhe për energji dhe kjo është e tëra”, ka thënë Eminem.