Home LAJME Emërohet Myfti i ri i Tetovës

Emërohet Myfti i ri i Tetovës

107
0
SHARE

Sot, në Myftininë e Tetovës, Dr. Qani Nesimi, para Rijasetit në krye me Reisul Ulemanë e BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepit, dha betimin si Myfti i ri i Myftinisë së Tetovës.

r

Ditë më parë, në mbledhjen e rregullt të Rijasetit, Reisul Ulema, veç tjerash, shqyrtoi kandidaturat e ofruara nga ana e Myftinisë së Tetovës për myfti të saj. Në mënyrë unanime Rijaseti emëroi Dr. Qani Nesimin për Myfti të Myftinisë së Tetovës, i cili në këtë detyrë të re do të vijë pas pensionimit të myftiut të deritanishëm, H. Alifikri ef. Esatit. Rijaseti i BFI-së në RM si dhe të gjithë të punësuarit e këtij Institucioni më të lartë fetar islam në vend, efendi Esatit i urojnë shëndet dhe pleqëri të mbarë. Ndryshe, ish-myftiu, efendi Esati, rreth katër dekada ka shërbyer në Myftininë e Tetovës dhe opinioni i gjërë mysliman i vendit do ta mbajë mend për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në mbarëvajtjen e punëve në sferën fetare, edukative e arsimore.

Kush është Dr. Qani Nesimi ?
Dr. Nesimi është lindur më 23 maj 1972 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Shkollën e mesme e kreu në Medresenë Isa Beu, në Shkup. Studimet universitare i ka mbaruar në Samsun të Turqisë ku edhe ka magjistruar. Do të doktorojë më 2006 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Është autor i dy veprave: “Ortodoksismi shqiptar” – Tetovë 2005, dhe “Dialogu obligim hyjnor” – 2005, si dhe autor i shumë punimeve shkencore publikuar nëpër revista të vendit dhe jashtë. Po ashtu, ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm veprash si dhe ka dhënë kontributin e tij në sferën edukative si ligjërues në USHT.
Nesimi disa vite ka punuar edhe si ligjërues në Eski Xhami në Tetovë. Myftiut të ri, të punësuarit në BFI në RM i urojnë shëndet, punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re./Lugina Press/