Home Aktuale ‘Elektrokosmeti’ i Serbisë kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës

‘Elektrokosmeti’ i Serbisë kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës

91
0
SHARE

 

Në kërkesën e kësaj organizate dërguar me shkrim Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, të cilën Kosovapress-i ka arritur ta sigurojë, thuhet mes tjerash se “aksioni përfshinë territorin e veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe një pjese të Zveqanit, me ç’rast shpresojmë se do të na ofroni asistencë policore, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij aksioni”.

Në anën tjetër, zëvendës drejtori i policisë rajonale në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka mohuar që Policia e Kosovës të jetë në asistencë të Elektrokosmetit.

“Është e vërtetë se kemi marrë një njoftim nga kjo organizatë rreth kësaj çështje, por policia nuk është duke asistuar në këtë drejtim”, ka thënë shkurt për Kosovapress Hoti.

Ndryshe, para katër vitesh, pasi që Korporata Energjetike e Kosovës kishte ndërprerë rrymën në veri për shkak të mos pagesës, Serbia pati filluar të furnizojë këtë pjesë të Kosovës me energji elektrike.

Furnizimin e rrymës nga Serbia për serbët e pjesës veriore të Kosovës, Beogradi zyrtar e quajti atëherë furnizim humanitar, ndërsa serbët e veriut e kishin zgjidhur problemin e territ, duke u kyçur në sistemin elektro-energjetik të Serbisë, përkatësisht në largpërçuesin Novi Pazar-Vallaq, të komunës së Zveqanit.

LEAVE A REPLY