Home Aktuale Elbasani në mes perlave turistike të pazbuluara dhe mikpritjes...

Elbasani në mes perlave turistike të pazbuluara dhe mikpritjes shqiptare

16
0
SHARE

Ndonëse  Elbasani njihet si qytet i lashtë, me monumentet kulturore nga më të rrallat që përkon me Shqipërinë e Mesme,aty  fshihen dhe  perla turistike  të pazbulura.

Udhëtimi jonë nga Bujanoci po vazhdonte drejt Elbasanit,  me ftesë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për të i’u bashkuar karvanit të gazetarëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë në një takim tre ditor në këtë qytet të lashtë.

E dinim se Elbasani zë një vend të rëndësishëm për nga vlerat dhe monumentet e kulturës shqiptare, por kësaj rradhe aty përjetuam dhe një perlë të pazbuluar  turistike në zonën malore të  asaj ane.

Me të arritur në Elbasan  gjetëm ngrohtësinë në mesin e vëllezërve shqiptarë nga të gjitha qytetet shqiptare.

Nga Bujanoci në mesin e gazetarëve shqiptarë ishte Nexhat Behluli, president i kompanisë mediale Spektri, gazetari Rijad Demiri nga Tv Spektri dhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës(UGLP) Valon Gashi gazetar të Top Chanel.

Pritja u bë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë(UGSH) Aleksandër  Çipa, fal së cilit tash e disa vite gazetarët shqiptarë të Luginës janë pjesë e këtij Unioni me një rrespekt të veçant në mesin tyre.

Pas akomodimit në hotel, filloi agjenda e paraparë e këtij takimi. Fillimsht me një ngrohtësi të madhe grupin e gazetarëve e priti kryetari i Bashkisë së Ebasanit Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini   plot 40 vite ishte në shërbimin të popullit, për  3 mandate rresht kryetarë i Bashkisë pa konkurencë. Plaku i urtë 72 vjeçar me elan të lartë ende i përkushtuar në shërbim të komunitetit. Nga sjellet e tij prej një njeriu bujar u ndanë të gjithë të kënaqur.

Mikëpritja vëllezërore vazhdoi në darkën e  shtruar me ushqime nga deti në qytetin e peshkut në  kompaninë “Rozafa”, emri shqiptar i industrisë së peshkut në tregjet e huaja, e cila ka siguruar  mijëra vende pune. Këtë natë e bëri edhe më të veçnatë veshja në kostume e kombëtare e të gjithë gazetarëve dhe në përcjelljen e muzikës shqiptare.

Dita e dytë vazhdoi drejt fashtit Funar ku fshihet perla e pazbuluar turistike  në mes liqeneve.  Funari gjindet rreth 20 kilometra nga Elbasani, por ka një bukuri të rrallë që ia japin  ngjyrat e liqeneve.

Ky  vend mundë të cilësohet si perla e pazbuluar në mes Elbasanit dhe Tiranës.

Në Elbasan mund të njoftohesh edhe me tradidat dhe kulturën shqiptare më muzeun etnografik, aty ku dhe qëndrum për disa çaste.

Agjendës i priu  edhe Tryeza nën moderimin e gazetarit të TV SKAMPA, Besim Dybelit me temën: BUKURITË TURISTIKE TË ELBASANIT NË SYTË E REPORTERËVE VENDOR.

Ndërkaq edhe dita e tretë e këtij takimi i priu vizitave të turzimit si në Tregan dhe Gjinar.

Vlenë të  theksohet se qëndrimin, ushqimin,udhëtimin për tre ditë rradhazi i mbuloi kryetari i Bashkisë së Elbasanit  Qazim Sejdini nga buxheti i tij personal.

Takimi i të gjithë gazetarëve  shiptarë ishte bërë nga Unioni i Gazetarëve Shiqptarë  dega në Elbasan dhe Bashkia Elbasan.

Unioni i Gazetarëve Shqiptar  me seli në Tiranë me në krye drejtuesin e saj Alaksandër  Çipa  tash e disa vite  po luan një rol të rëndësishëm në miqësinë e gazetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet.

Falë këtij unioni edhe gazetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës  janë bërë pjesë e karvanit të gazetarëve shqiptar, duke e luajtur një rol këtu edhe Unioni i Gezetarëve Shqiptarë të Luginës(UGLP)si urë lidhëse me në krye kryetarin Valon Gashi i cili jeton dhe vepron në Tiranë./Lugina Press/TV Spektri)