Home Aktuale Ekskluzive: Intervist me trajnerin e Feniksit në prag të ndeshjeve të Ligës...

Ekskluzive: Intervist me trajnerin e Feniksit në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve!

103
0
SHARE

Trajneri nga Shqipëria, Ani Mullai që drejton skuadren kosovare, Feniks në Futsal, nga data 3 tetor deri me 7 tetor do ketë një garë shumë të rëndësishme në kuadër të UEFA Liga e Kampionëve në futsal.

Me skuadra si Sporting nënkampion i kësaj gare, Kairat nga Azerbejxhani e Lida nga Bjellorusia, që do të aterojn në Prishtinë, Feniks do mundohet që të jetë në top3 të këtij grupi, që siguron kalimin në Top16 skuadrat më të mira të futsallit në evropë.

Në një intervist ekskluzive për ‘futbollikosovar.com’, Ani Mullai ka deklaruar se janë përgaditur mjaft mirë për tri ndeshjet që do ti kenë, ndërsa ka besim të plot në skuadren e tij se do mund të ja dalin këtij synimi.

“Stervitjet deri tani që flasim kanë ecur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët sepse kanë treguar seriozitet dhe profesionalzëm në çdo stervitje. Kemi filluar stervitjen me datë 20 gusht duke ditur rëndësinë e truneut dhe duke parë kundërshtarët me të cilët do të luajmë” ka deklaruar Mullai.

I pytur lidhur se sa do jetë skuadra e freskët që mbreda katër ditëve të luaj tri ndeshje ai theksoj, “Mundësit i kemi për të përballuar tre ndeshje në pesë ditësepse kemi 10 deri 12 lojtar në dispozicion”.

Image may contain: Ani Mullai, smiling, standing

Ndërsa lidhur me përforcimet ai ka deklaruar se kanë marrur tre futbollist nga Brazili që sipas tij janë të nivelit shumë të mirë, dhe futbollistin e Besës, Agron Rexha.

“Për sa i përketë përforcimeve kemi bërë 4 përforcime. Tre braziljan të nivelit shumë të mirë dhe lojtarin e Besës së Pejës, Agon Rexha. Kundërshtarët i njohim, kemi informacione dhe kemi parë disa ndeshje të atyre. Të gjithë kemi një qëllim për të kaluar grupin dhe për të shkruar në 16 ekipet më të mira të evropës”, ka shtuar Mullai.

Krejt për fund Ani Mullai theksoj se do jetë e vështir kalimi tutje duke parë kundërshtarët dhe cilësit e tyre.

“Do jetë e vështir sepse përballë kemi kundërshtarë shumë të fortë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, duhet ti marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe me qetësi dhe pa preson”, përfundoj Mullai.

/Futbollikosovar.com/