Home Aktuale “Edi Rama” në emisionin më të shikuar serb /video/

“Edi Rama” në emisionin më të shikuar serb /video/

642
0
SHARE

Në emisionin me satirë “24 minuta me Zoran Kesiq” është njëri ndër emisionet më të shikuara në Serbi, si kritikë e ngjarjeve që kanë ndodhë gjatë javës.

Në emisionin e tij, enkas për natën e vitit të ri, gazetari Kesiq së bashku me aktorin e njohur serb Sergej Trifunoviq kanë “improvizuar” një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Aktori Trifunoviq duke luajtur rolin e Edi Ramës në këtë emision ka folë në gjuhën shqipe.

“Mirëmbrëma, Kosova është e pavarur. Ju faleminderit që më keni ftuar” ka thënë “Edi Rama”.

Gazetari Kesiq duke sqaruar se mardhëniet shqiptaro-serbe kanë qenë gjithnjë të këqia, andaj edhe ka shtruar pyetjen, se mund të jetë situata edhe më e keqe se kjo tani.

“Natyrisht, unë jam optimistpërkundër heshtjes dhe mungesës së çfardo lloj komunikimi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, besoj që së bashku mund të gjejmë mënyrë që të krijojmë mardhënie të këqia, mardhënie shumë të këqia, të bazuara në jotolerancë, provokime, fyerje dhe grindje..” ka thënë ai, transmeton presheva.com. /presheva.com/

Të gjithë intervistën, ju ftojmë ta ndiqni në videon më poshtë:

 

 

 

[youtube url=”           http://www.youtube.com/watch?v=4Ecdzy20VKM             ” width=”560″ height=”315″]