Home Aktuale Edhe tetë orë nga ultimatumi për Qeverinë

Edhe tetë orë nga ultimatumi për Qeverinë

105
0
SHARE

Qeveria e Kosovës do të ketë në dispozicion edhe tetë orë deri në orën 16:00, që t’i përgjigjet ultimatumit të organizatorëve të protestës që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq dhe ta kthej në Kuvend ligjin që shndërron “Trepçën” në ndërmarrje publike.

Ky ultimatum u dha të shtunën në fund të protestës gjithëpopullore që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizatat “Thirrjet e Nënave”, por që mori përkrahje edhe nga partitë tjera opozitare.

Nëse nuk ndodh ky shkarkim dhe ligji nuk kthehet në Kuvend, opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta, të martën, deri në realizimin e kërkesave të tyre.