Home Aktuale Edhe shoqatat e gazetarëve të Serbisë kundër RTSHL – Ragmi Mustafa do...

Edhe shoqatat e gazetarëve të Serbisë kundër RTSHL – Ragmi Mustafa do të realizojmë të drejtën ndërkombëtare

152
0
SHARE

Koalicioni i organizatave mediale dhe të gazetarëve për mes një komunikate kanë konsideruar se vendimin i këshillit Kombëtar Shqiptarë për formimin e Radio Televizionit që do të emetoj program në gjuhën shqipe edhe pse është vepruar në bazë të ligjit, është në kundërshtim me thelbin e reformave mediave në Serbi, i cili parasheh largimin nga pronësia shtetërore në media.

Ndërsa menjëherë ka reaguar edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa duke thënë se kjo dëshmon albanofobin e serbëve , dhe tentativat e tyre për të ngulfatur fjalën shqipe.
Pas reagimeve të politikës tani edhe shoqatat e gazetarëve haptas po shprehin qëndrimet e tyre kundër aktit mbi themelin e RTSHL. Koalicioni i organizatave mediale dhe të gazetarëve për mes një komunikate ka konsideruar se ekziston rrezik i madh që modeli i përgatitur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar të shfrytëzohet edhe nga pakicat tjera. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit Ragmi Mustafa i cili ka thënë se shqiptarët do të shfrytëzojnë këtë të drejtë mbi informim ,pasi e garanton ligji dhe konventa ndërkombëtare.Sipas Mustafës këto nuk janë reagimet e para dhe sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejta e tyre.Sipas tij themelimi i RTSHL është nevojë e domosdoshme, pasi qeveria me diskriminimet e vazhdueshme , e ka bërë Luginën e Preshevës rajonin më të pazhvilluar në Ballkan. Ndër fatet tjera sipas kryetarit të Preshevës janë se mediat private asnjëherë nuk kanë mund të marrin asnjë dinarë nga qytetet fqinje si Vranjë , Leskoc , Nish e më tej për mes marketingut ose ndonjë projekti.
Sipas kryetarit Mustafa për 13 vite shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë informacione në gjuhën shqipe dhe tani po tentohet të ngulfatet informimi shqip. Por sipas tij edhe përkundër reagimeve me qëllime nacionaliste RTSHL do të themelohet.
Ndërkaq për mes këtij mediumi sipas Mustafës do të ruhet tradita dhe do të shtjellohen të gjitha problemet e shqiptarëve , në mënyrë që realitetin ta shohin edhe ndërkombëtarët. Sipas tij gazetarët në serbi janë të trishtuar nga RTSHL , pasi fjala shqipe do të dëgjohet përtej dhe nuk do të lejohet që dikush tjetër të bëjë propagand kundër shqiptarëve. Andaj ky është një presion i tyre që pengohet e drejta ligjore.Në fund kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka precizuar se ky mision do të realizohet dhe shqiptarët do të kenë Radio Televizionin publik në gjuhën e tyre amtare./Lugina press/