Home Aktuale Edhe shkollat shqipe në Medvegjë do t’i bashkohen protestës me 1 shtator

Edhe shkollat shqipe në Medvegjë do t’i bashkohen protestës me 1 shtator

74
0
SHARE

Medvegjë 29 gusht – Shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të hënën me 1 shtator do t’i bashkangjitet protestës së shkollave shqipe të Luginës duke shprehur pakënaqësi për gjendjen me tekste shkollore dhe diskriminimin në shkolla, mësojmë nga udhëheqësia e shkollës.

Më tej, bëhet e ditur se në shkollat shqipe në Medvegjë ka shumë pakënaqësi, e sidomos për mospranimin e kuadrove të kualifikuar në punë si dhe për nënvlerësimin e diplomave të të diplomuarve nga Kosova.

“Në shkollën fillore në Banjë të Sjarinës nxënësve shqiptarë edukatë fizike u jep arsimtarja serbe ndërsa profesori i kualifikuar shqiptar nuk pranohet në punë”, bën të ditur kryetari i Këshillit të Shkollës “Zenel Hajdini” në Tupallë, Lulzim Sahiti. (mepress.info,LuginaPress.com)