Home Aktuale Edhe pak orë, deri te Nëntori i Flamurit, Presidenti Ilir Meta në...

Edhe pak orë, deri te Nëntori i Flamurit, Presidenti Ilir Meta në Medvegjë

100
0
SHARE

Sipas këshilltarit të Presidentit, Ambasador, Flamur Gashi, pasi ne e pyetëm, se a do të ketë ndoj takim Presidenti me përfaqësues politikë të Luginës, ai ndër të tjera na tha: “ Me gjithë respektin e madh, që Presidenti, Shkëlqesia e Tij, Z.Ilir Meta, ka për përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Presidenti, ka zgjedhur kësaj radhe të jetë enkas vetëm në Medvegjë dhe të mos takohet me liderët e tjerë të Preshevës dhe Bujanocit, pasi ka dëshirë të jetë asnjëjës në procesin zgjedhor, që do të jetë së shpejti në Preshevë“.
Prishtinë, 25 nëntor
Kanë mbetur edhe pak orë, deri në orën e arritjes së Presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta, që do ja bëje, asaj toke të bekuar të Medvegjës, të asaj toke, që më shumë se 100 vite, e kanë ëndërruar me gjenerata e gjenerata, që një ditë të jetë krejtësisht kuq e zi. Pasi e shkroi historinë ish Presidenti i Shqipërisë, shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, që ja bëri Preshevës e Bujanocit edhe pse u takua me të gjithë medvegjasit, që janë në Medvegjë, Kosovë e diasporë, ku ja kushtoi hiq më pak se një orë, nga 7.5 orë nga e gjithë ajo vizitë në Bujanoc e Preshevë, dëshira e medvegjasëve ishte, që të jetë në Medvegjë dhe kjo ëndër do të realizohet tash më.
Nga diaspora shumë mërgimtarë drejt Medvegjës
Edhe nga diaspora si gjithmonë, janë nisur disa mërgimtarë, veprimtarë të dëshmuar, që të jenë prezent, për të parë ate ditë historike, për të shëruar shpirtin me shpresë për një të ardhme më të mirë.
Sipas këshilltarit të Presidentit, Ambasador, Flamur Gashi: “Presidenti, Shkëlqesia e Tij, Z.Ilir Meta, ka zgjedhur kësaj radhe të jetë enkas vetëm në Medvegjë dhe të mos takohet me liderët e tjerë të Preshevës dhe Bujanocit, pasi ka dëshirë të jetë asnjëjës në procesin zgjedhor, që do të jetë së shpejti në Preshevë“.
Ndërsa në anën tjerër, medvegjasit, e shohin këtë vizitë historike dhe Presidenti Ilir Meta, do të nderoj edhe si herave të tjera, ata banorë që jetojnë në Medvegjë në ate tokë të etnisë shqiptare, por edhe të gjithë medvegjasit e tjerë, pa dallim bindjeje politike, por që kanë punuar e punojnë për të mirën e asaj toke shqiptare. Presidenti do të jetë në mesin e medvegjasëve dhe do të dëgjoj hallet e tyre drejt si flasin ata dhe si e ndjejnë ata.
Z.Gashi, theksoi gjithashtu për medien tonë, „se të gjithë përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit janë të ftuar nga ana e Presidentit Meta në pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare me 28 Nëntor në Tiranë. Presidenti, do të takoj liderët politikë dhe përfaqësuesit politikë të Medvegjës. Ndërsa pas Medvegjës, presidenti, do të merr pjesë në zbulimin e shtatores së patriotit Idriz Seferi në Gjilan“.
Ndërsa në anën tjetër, po shohim, që po fryhen disa lajme, duke u munduar të shesin mjegull, që ti humbet rëndësia e kësaj vizite historike. Sigurisht, se lexuesit tanë, së shpejti, do ti njoftojmë edhe për lajme të tjera nga tereni, konkretisht nga Medvegja./ Dashnim HEBIBI, Prishtinë