Home Aktuale Edhe mjekët po ikin jashtë vendit

Edhe mjekët po ikin jashtë vendit

672
0
SHARE

Nuk janë vetëm qytetarët e papunë që po ikin masovikisht për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Dr Aleksandar Radovanoviq ka deklarurar se në teritorin nga Pozharevci e deri në Preshevë janë lëshuar rreth 600 vërtetime mjekëve që duan të ikin jashtë shtetit, transmeton presheva.com.

Siç ka thënë kryetari i odërs regjionale të mjekëve të Serbisë julindore, në tërë vendin, numri i mjekëve që duan të vazhdojnë punën e tyre në ndonjërin nga shtetet perëndimore është më i madh se 2000.

Edhe në Preshevë, për shkak të pamundësisë së punësimit në sektorin publik, në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, duke patur parasysh numrin e madh të atyre që çdo vit përfundojnë fakultetitn e mjekësisë, përveç atyre që pas përfundimit nuk kthehen më në vendlindje për ta ushtruar profesionin si mjek, mbeten në qytetet ku edhe kanë përfunduar fakultetin, si në Prishtinë e Tiranë.

Numri i madh është edhe i atyre që tashmë po vijojnë kurset e gjuhës gjermane, si kusht i domosdoshëm për punësim në ndonjërën nga klinikat gjermane, shtet ky ku po largohen më së shumti ata që kanë kryer fakultetin e mjekësisë, pasi Gjermania ka një numër deficitar të mjekëve në përgjithësi.

Edhe mjekët nga Kosova, sipas federatës sindikale të shëndetësisë thuhet se janë larguar mëse 400 mjek në periudhën prej vitit 2012-2014.

Raportohet se vetëm gjatë tre vjetëve të fundit, rreth 400 mjekë kosovarë që kanë migruar në BE, për të gjet një punë që paguhet dukshëm ma mirë.