Home LAJME Edhe Kosova u del në ndihmë Serbisë dhe Bosnjës

Edhe Kosova u del në ndihmë Serbisë dhe Bosnjës

170
0
SHARE

Vërshimet e fundit që kanë përfshirë tre shtetet fqinjë, Serbinë, Bosnjën dhe Kroacinë i ka shtyre edhe disa të rinj nga Kosova që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të këtyre vendeve.

Këta të rinj kane vendosur që sot të bëjnë një foto në grup, ndërsa ditëve të tjera ata do të mbajnë edhe aktivitete të tjera.

Përpos Bosnjës dhe Kroacisë të rinjtë kosovarë do t’i dalin në ndihmë edhe Serbisë, edhe pse ky vend para 15 viteve kishte kryer krime ndaj popullit të Kosovës.

Por një gjë e tillë, sipas organizatorëve është bërë nga politika, e jo nga populli siq thonë ata.

Rron Gjinovci njëri nga pjesëmarrësit e këtij organizimi, tha se njerëzit duhet të solidarizohen me njerëzit, e jo me çështjet politike.

Ky aktivitet solidariteti është organizuar nga Koalicioni Ad-Hoc i Organizatave dhe Individëve “Solidariteti Përtej Kufijve” (Solidarity Beyond Borders).

Blerta Arditi, aktiviste për të drejtat e njeriut në Kosovë ka treguar më tutje për aktivitetet që do të mbajë ky grup, duke bërë të ditur se për qytetarët nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia do të mblidhen fonde, rroba dhe ushqim.