Home Aktuale Edhe Kamenica shet xhipin e ish-kryetarit

Edhe Kamenica shet xhipin e ish-kryetarit

210
0
SHARE

 

Kreu i ri i Komunës, Begzad Sinani, ka thënë se preferon një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse, siç citohet të ketë thënë ai, “nuk jam njeri i luksit”.

Zyra për menaxhimin e pasurisë komunale ka thënë se zhvlerësimi i veturës për tri vite është afro 17 mijë euro. Sipas kësaj zyre, për riparimin dhe mirëmbajtjen e xhipit janë shpenzuar 4 mijë e 500 euro, për derivate 30 mijë euro gjatë tri viteve, raporton rajonipress.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, tha se nuk e ka komoditetin të ketë një veturë që harxhon shumë dhe ka kosto të lartë për mirëmbajtje dhe shpenzime të larta.

“Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha dhe është mirë të mendojmë më shumë për kategoritë sociale dhe t’iu dalim në ndihmë atyre ose të ndihmojmë klubet sportive, si p.sh., Handikosin, por krejt kjo varet prej juve delegatëve se ku do të destinohen mjetet me shitjen e xhipit”, u ka thënë Sinani këshilltarëve të premten.

LEAVE A REPLY