Home LAJME E shtuna dita më e gjatë e vitit, ja temperaturat

E shtuna dita më e gjatë e vitit, ja temperaturat

194
0
SHARE

Dy ditët e ardhshme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe intervale të shkurta me diell.

Vranësirat do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë afërsisht të ngjashme me tendencë të ngritjes, nga 14 gradë celsius minimalet deri 20-24 gradë celsius.

E nga e premtja pritet të kemi një ulje të përkohshme të vlerave të temperaturave maksimale, për 1C-3C, por që vende-vende do të kemi edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C-14C , kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 21C.

Ditët e vikendit do të shoqërohen me mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të jenë gjithnjë në rritje.

Ndryshe ky Institut njofton se e shtuna do të jetë dita më e gjatë e vitit, pasi që hyjmë zyrtarisht në stinën e Verës./LuginaPress/