Home Aktuale E pazakontë: Në lagjen Dardania, nga kroi doli “nafta”!

E pazakontë: Në lagjen Dardania, nga kroi doli “nafta”!

189
0
SHARE
Në lagjen Dardania në Prishtinë, tek “Kroi i Bardhë”, të shtunën ka filluar të rrjedh ujë me cilësi të dyshimtë. Këtij uji i vije era naftë. Policia e ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Qytetarët të cilët ishin mbledhur aty, thanë se era këtij uji ka filluar t’i vije kohë më parë, mirëpo sonte kjo erë ishte me e theksuar.

“S’po dimë çka me i thanë kësaj erë, a naftë a benzinë”, thotë një qytetar.

Një polic që bënte roje aty tha se tashmë janë marrë mostrat e këtij uji dhe janë dërguar për analiza.

“Derisa të kthehen analizat, qytetarët nuk do të lejohen të furnizohen me këtë uji”, thotë polici.

Nuk dihet nëse aty është një burim nafte, apo thjeshtë është ndonjë rezervuar i vjetër që rrjedh naftë. /Indeksonline/