Home Aktuale E mbijetoi vdekjen e sigurt në Kosovë, e vranë sot në Afganistan

E mbijetoi vdekjen e sigurt në Kosovë, e vranë sot në Afganistan

132
0
SHARE

I ka shpëtuar vdekjes së sigurt në Kosovë, në Sarajevë është plagosur, ndërkaq në Beograd e kishte lënduar këmbën. Por, fotoreporteren e Associated Press (AP), Anja Niedrighausin (48), fati nuk e ka përcjellë më tej.
Përderisa po udhëtonte me një grup punëtorësh, të cilët ishin të punësuar për të sjellë kutitë e votimit në prag të zgjedhjeve presidenciale më 5 prill në Afganistan, ajo u qëllua për vdekje.

Agjencia e Lajmeve AP, duke cituar një përkthyes të pavarur i cili kishte dëshmuar sulmin, tregon se asaj, së bashku me kolegun e saj gazetar, gjatë pritjes së makinës ku ishin, iu afrua komandanti i njësisë policore Nakibulah, i cili thuhet të ketë bërtitur “Allahu akbar”, ka hapur zjarr në drejtim të dy gazetarëve në ndenjësen e pasme. Bëhet e ditur se pas kësaj vrasësi është dorëzuar, me ç’rast edhe është arrestuar.

Fotografja gjermane kishte lindur në Gjermani dhe filloi të punoi si fotografe në moshën 17 vjeçare. Në vitin 1989 mbuloi rënien e Murit të Berlinit për gazetën gjermane Göttinger Tageblatt. Në vitin 2005 fitoi çmimin Pulitzer për fotografi në mbulimin e luftës në Irak. Po të njëjtin vit, ajo ishte e shpërblyer edhe me çmimin për “femra kurajoze mediatike”.

Në vitin 2001, ajo bëri fotografi edhe për sulmet e 11 shtatorit, dhe pastaj gjithashtu udhëtoi për ne Afganistan për të mbuluar rënien e talibanëve.

Në vitin 2002 iu bashkua agjencisë “Associated Press”. Ajo ka raportuar nga shumë konflikte në botë, përfshirë Izraelin, Palestinën, Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin, ku është plagosur disa herë.

Ditën e parë kur mbërriti në Sarajevë, në vitet ’90 të shekullit të kaluar, Nidringhaus u plagos nga një plumb nga një snajper. Edhe në Shqipëri ajo kishte pësuar një lëndim të lehtë më 1999, kur një grup i gazetarëve shënjestrohet gabimisht nga forcat e NATO-s.

Në vitin 1997, këmba e saj ishte thyer tri herë derisa po raportonte për demonstratat në Beograd. Ndërsa, në Kosovë, në vitin 1998, granata e forcave serbe goditi makinën të cilën ajo po e ngiste.LuginaPress /Telegrafi/