Home Aktuale E JASHTËZAKONSHME!!!

E JASHTËZAKONSHME!!!

183
0
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij,  Bujar Nishani, siç dihet po qëndron në Gjilan, Anamoravë, as këtu nuk e harroi Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Të lumtë z.President e Zoti të Bekoftë Ty dhe Familjen Tuaj! Respekte ! “Gjilani, Karadaku, por edhe Anamorava e Kosova Lindore në përgjithësi, historikisht i kanë venë gjoksin mbrojtjes së trojeve shqiptare. Fati i kësaj treve ishte që të përballej e para me të gjithë pushtuesit qe ja mësynin trojeve tona nga këto anë. Mbrojtja e Kosovës në veçanti, por edhe e trojeve shqiptare në përgjithësi, varej nga rezistenca e trimave të këtyre anëve. Të dashur bashkëkombës, Para disa javësh, duke kaluar përmes Gjilanit, isha ne një vizitë në Luginën e Preshevës, apo siç e quani në këto anë, në Kosovën Lindore. Ishte një vizitë vëllazërore, por që me obligon qe në çdo moment dhe në çdo kohë të ngre zërin për të drejtat politike e kombëtare, për zhvillimin kulturor, ekonomik, infrastrukturor dhe në çdo fushë të jetës, të vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trojet e veta shekullore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ata kanë nevoje për ne. – Ne duhet t’u ndihmojmë”. Gjilan, 12.05.2017, ka shkruar në  profilin e tij  në  facebook,  gazetari dhe publicisti Dashnim Hebibi.