Home SPORT E ardhmja e Valdes te Manchester City

E ardhmja e Valdes te Manchester City

62
0
SHARE

Victor Valdes nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Manchester City-t. Lajmin e jep prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila siguron se titullari i portës së Barcelonës nuk do të shkojë te Monaco, sikurse është përfolur gjatë muajve të fundit. Qëndrimet mes palëve janë afruar javët e fundit dhe si shembull merret përqafimi i Valdes me portierin aktual të Citizens, Joe Heart, në sfidën kthimit të 1/8 të Champions League, Barcelona-Manchester City, e luajtur javën e kaluar.

Sipas “L’Euqipe”, 32-vjeçari Valdes, të cilit i përfundon kontrata me klubin katalanas në fund të sezonit, fillimisht ka pranuar ofertën e Monaco-s, por me një klauzolë që e lejon të blihet nga një klub tjetër.

Edhe pse vetë Valdes nuk dëshiron ta konfirmojë destinacionin e tij të ri pa u mbyllur sezoni, e përditshmja franceze është e sigurt që bëhet fjalë për Manchester City-n, duke iu referuar edhe fjalëve vlerësuese të portierit katalanas për Premier League. Në Machester, Valdes do të takohej edhe me Txiki Beguiristain, i cili ka qenë drejtori i tij sportiv te Barcelona nga viti 2003 deri në vitin 2010.

LEAVE A REPLY