Home Aktuale E ardhmja e gjuhës Angleze

E ardhmja e gjuhës Angleze

889
0
SHARE

The future of English –  E ardhmja e gjuhës Angleze

 

Për nji kohë të gjatë Gjuha Angleze është pranuar si gjuhë globale, përdorеj si mjet komunikimi në të gjitha kandet e botës.

Në shum pjesë të botës Anglishtja konsiderohet si një aftësi bazë, të cilën fëmijët e mësojnë me kënaqësi në moshë të hershme e më vonë ata e studjojnë atë. Të dhënat  statistikore tregojnë se 80 % e të folurit të gjuhës Angleze është mes folësve të cilët gjuhën Angleze e kan si gjuhë të dytë – joamëtare.

Për shembull afaristët Japonez dhe klientët e tyre Françez kryejnë komunikimet e tyre në gjuhën Angleze. Por përderisa Anglishtja është e pranuar të jetë si gjuhë e shkencës dhe teknologjisë, njerëzit pyesin çfar pozite do të ruaj në të ardhmen tek folësit e përditshëm?

Linguistët pajtohen me mendimin se gjendja e Anglishtes është nji shtrirje globale, por nuk  e kan të domozdoshme të pajtohen se çfar shtegu do të rrugëtojë në të ardhmen.

Dy nga udhëheqësit e gjuhës Angleze që konsiderohen si ekspert të çështjes së gjuhës Angleze, David Crystal dhe David Graddol, nuk pajtohen me shtegun që do të marrë në të ardhmen.

David Graddol thekson se edhe pse numri i njerëzve që flasin Anglisht si gjuhë të parë është duke u rritur, por jo edhe aq shpejt sikurse numri i folësve të gjuhëve tjera rreth botës.

Ai beson se Anglishtja  së shpejti do të degradoj në grupin e dytë pas Gjuhës Kineze dhe do të jet e barabart  në Arabi, Indi dhe Urdu.

Me 25% të popullsisë botërore e flasin Anglishten si gjuhë të dytë. David Crystal sugjeron  se Graddol e ka nënvlerësuar domimin e gjuhës Angleze .Ai është i entuziazmuar – i pasionuar të shprehë se askush në të vërtetë nuk e din se çfar do të sjell në të ardhmen Anglishtja për arsye se në histori kurr nuk ka qenë në pozitë të këtillë siç është sot .Ai gjithashtu potencon se  nuk ka ndonji arsye për tu ndalur ky trend. Analisti Gradol mendon ndryshe. Ai nuk e ven në dyshim faktin se numri i njerëzve që flasin Anglisht është duke u rritur.

Ai nuk pajtohet me idenë se Anglishtja do të bahet gjuhë dominuese në botë duke i lanë anash gjuhët tjera, nga se njerëzit janë duke e mësuar gjuhën Angleze, por kjo nuk don të thot se ata janë duke e bratisur gjuhën e tyre amëtare. Përkundrazi ata po bahen multilingual-shumgjuhësh.

Zotriu Graddol vazhdon të sugjerojë se Anglishtja është përgjegjëse për përhapjen e shumgjuhëve dhe se folësit e gjuhës amëtare të Anglishtes me siguri do të bien në pozitë të pa pëlqyeshme.

Paмvarësisht se a pajtohet Dejvidi apo jo, nji gjë është e sigurtë se ardhmëria e Anglishtes është  globale dhe çfardo drejtimi të zgjedh e të marre, dot jet shum vështirë për ta injoruar ndikimin e saj.

Përktheu dhe përshtati

 Prof.  Reshat Rexhepi.