Home LAJME Dybala: Do të shkoja edhe me not te Barcelona

Dybala: Do të shkoja edhe me not te Barcelona

145
0
SHARE

Sulmuesi u shpreh i gatshëm që të spostohet nga roli i tij i preferuar për të gjetur një vend te skuadrat që ëndërron, Barcelona

Paolo Dybala është padyshim një nga zbulimet më të cmuara të këtij sezoni të Serisë A, por argjentinasi nuk ka ndër mend të qëndrojë gjatë te Palermo. 21 vjecari nuk i fsheh ambiciet e tij për të shkuar në një nga klubet më të mëdhenj të kontinentit, në mendjen e Dybala ka vetëm një emër, Barcelona , madje për ta bërë të qartë se sa shumë e dëshiron këtë transferim deklaroi se te Barca do të ishte i gatshëm të shkonte edhe me not.

“Në fund të fundit bëhet fjalë për të kaluar vetëm Mesdheun. Te Barca do të luaja me Messin, por me të  mund të luaj gjithsesi në kombëtaren argjentinase . Për sa i përket Italisë është folur për interesimin e Contes por askush nuk më ka kontaktuar zyrtarisht. Endërra ime mbetet që të vesh fanellën e vendit tim Argjentinës dhe do të bëj gjithshka për ta realuizar.

Më pas Dubala foli edhe për pozicionin e tij në fushë duke u shprehur i gatshëm që të spostohet nga roli i tij i preferuar për të gjetur një vend te skuadrat që ëndërron, Barcelona apo përfaqësuesja e Argjentinës.

“Unë jam një numër 9, por mund të luaj edhe duke mbështetur një tjetër sulmues.  Më pëlqen të vrapoj për skuadrën për të dhënë ndihmën time edhe në fazën mbrojtëse”

Sulmuesi u shpreh më pas se për momentin ndihet shumë mirë te Palermo, por pas krisjes së raportit të tij me Presidentin Zamparini që bëri të ditur se Dybala po menaxhohet nga njerëz që i duan të keqen, kjo duket më shumë si një deklaratë rutinë kortezie.