Home Aktuale Dy viktima të tjera nga virusi i gripit në Shkup

Dy viktima të tjera nga virusi i gripit në Shkup

163
0
SHARE

Edhe dy viktima janë shënuar sot nga virusi i gripit sezonal në Shkup. 

Sipas Klinikës për sëmundje infektive deri tani numri i viktimave ka shkuar në shtatë, pas përhapjes masive të gripit sezonal që ka përfshirë vendin. Dy viktimat që kanë ndërruar jetë nga burrë e grua nga Shkup, një burrë 65 vjeç dhe një e moshuar 74 vjeçare. Ata më shumë se 10 ditë ishin shtrirë për trajtim në këtë klinikë për shkak të problemeve të frymëmarrjes. Në njoftimin e klinikës theksohet se dy pacientët kishin probleme frymëmarrjen, tensionin e gjakut, ftohje në mushkëri, diabet dhe simptoma të tjera.
Mjekët edhe përkundër terapisë së duhur dhe përpjekjeve për shpëtimin e tyre, gjatë ditës kanë ndërruar jetë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 115 pacientë.

LEAVE A REPLY