Home Aktuale Dy serbë dhe një shqiptar kapen me 160 kg marihuanë

Dy serbë dhe një shqiptar kapen me 160 kg marihuanë

119
0
SHARE

Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro.

Me rastin e një kontrollimi të bërë në Schwechat, (Vjenë, Austri), policia ka kapur tre persona, dy shtetas serbë dhe një shqiptar, me dyshimin se janë marrë me tregti droge me shumicë. Me atë rast janë konfiskuar më shumë se 160 kilogramë marihuanë.

Policia këtë aksion e ka kryer më 12 mars por për shkak të hetimeve, lajmi është publikuar vetëm të shtunën, më 21 mars.

Te dy shtetasit serbë (37 dhe 48 vjeçarë) dhe një shqiptar (37) policia ka gjetur 23 kilogramë marihuanë në veturë. Por pas hetimeve plotësuese, ata kanë gjetur edhe 138 kilogramë të kësaj droge që ishte fshehur në një garazh, shkruan krone.at.

Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro.

Tre të akuzuarit ndodhen në burgun e hetimeve në Korneuburg./.albinfo.ch/