Home Aktuale Dy qytetar dhe 19 policë të lënduar në protestën e sotit

Dy qytetar dhe 19 policë të lënduar në protestën e sotit

27
0
SHARE

Burime të besueshme të Koha.net bëjnë me dije se gjatë protestës së sotme kanë mbetur të lënduar 19 policë dhe dy qytetarë.

Lëndimet i kanë pësuar pas përfundimit të protestës, me ç’rast një grup protestuesish, kryesisht të moshave të reja, kanë qëndruar dhe kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, por edhe kanë demoluar disa lokale.