Home Aktuale Dy adoleshente boshnjake “xhihadiste” në Siri (Foto)

Dy adoleshente boshnjake “xhihadiste” në Siri (Foto)

220
0
SHARE

Shërbimi Informativ i Turqisë ka siguruar mesazhin i cili mendohet të jetë i adoleshenteve boshnjake të cilat kanë shkuar në Siri që të luftojnë në anën e kryengritësve islamik, shkruan “Hurriyet”.

Interpoli i ka shpallur persona të zhdukur Samra Kesinoviç (16) dhe Sabina Selimoviç (15) të lindura në Austria, të cilat më 10 prill u zhduken nga shtëpitë e tyre në Vjenë.

Prindërit e tyre, refugjatë nga Bosnja të cilët në Austri erdhën në vitet 90-ta, kanë thënë për “Dnevni Azav” e kanë kuptuar se vajzat e tyre fluturuan nga Vjena në Adana, jo larg kufirit me Sirinë.

Ata thanë se i kanë gjetur letrat e fshehura në fletorët e tyre ku shkruan se “ato zgjedhën rrugën e drejt” dhe se po shkojnë të luftojnë për islamin në Siri.

Edhe pse në disa ueb faqe të lidhura me grupe siriane thuhet se vajzat iu kanë bashkuar “xhihadistëve”, duket se disa nga fotografitë e tyre në veshje islamike janë të montuara, shkruan “Hurriyet”.

Një zyrtar turk tha për të përditshmen turke se sinjali nga celulari ka ardhur nga rajoni verior i Turqisë që ndodhet nën kontrollin e Al Kaidës.

1

2 3